E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani teston Alegrin

Ata takohen cdo janë për një darkë më shumë me temë profesionale sesa private, por mbrëmja e së mërkurës ka patur peshën e sah pasi është përfolur për të të ardhmen e Milanit. Trajneri Masimiliano Alegri dhe administratori Galiani kanë preferuar që të vendosin pikat mbi i, dhe për të afruar reagimin e skuadrës, pas ndalesës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Testi i radhës për të ardhmen e trajnerit do të jetë impenjimi në stadiumin "Olimpiko" ndaj Lacios. Drejtuesit e Milanit e dinë shumë mirë se tekniku Alegri nuk është një magjistar dhe me këtë grup lojtarësh ndoshta nuk ka c'të marrë më shumë, por besimi për të vjen duke u pakësuar.

Si të mos mjaftonin kërkesat e drejtuesve, për të shtuar hamendësimet për një shkarkim të mundshëm, ka menduar një mision i fundit i përfaqësuesve të Milanit. Ata kanë fluturuar në Nju Jork për të bindur trajnerin pep Guardiola që të firmosë me Milanin, edhe pse tekniku spanjoll ka imponuar të paktën 1 vit pushim për veten.

Në mendjen e presidentitBerluskoni, Guardiola përfaqëson të ardhmen e kuqezinjve, por konkurrenca për të, është e ashpër dhe Milan nuk ka organikën e denjë për këtë trajner.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›