E Diel, 1 Nëntor 2026

Schmitt kthehet në Tiranë

Pesë vjet pas debatit që shkaktoi në Shqipëri e Kosovë monografia e albanologut, Oliver Schmitt, për Skënderbeun, autori u shprehet se i vjen keq për keqkuptimet që mund të ketë nxitur libri i tij.

Derisa të martën po qëndronte në Tiranë për të promovuar një libër tjetër, Schmitt nënvizoi se, ato që për heroin kombëtar shqiptar i publikoi në vitin 2008 ishin keqkuptuar nga kritikuesit e tij. Sipas tij, Skënderbeu ishte dhe mbetet arbër. Megjithatë, pavarësisht tërheqjes në dukje, albanologu nuk heq dorë nga disa kritika lidhur me luftën që bëri Skënderbeu.

Deklaratat e albanologut Schmitt, i cili me botimin në gjuhën shqipe të monografisë për Skënderbeun shkaktoi kundërshtime të shumta të disa historianëve e politikanëve shqiptarë, shumë nga ta ishin prezentë në promovimin e librit të Schmitt, “Historia e Shqiptarëve”.

Është ky një botimi që përmbledh kumtesa të 13 albanologëve të huaj nga fusha historisë shqiptare, dhe ajo e gjuhës shqipe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›