Pikturon 40 'shenjtorët' e Pavarësisë

Ka disa muaj që ka marrë penelin në dorë, dhe që vetes i vënë cak që, deri më 28 nëntor, ti bashkojë në një sallë të 40 'shenjtorët' e Pavarësisë.
Pas një shekulli, piktori, Arben Morina, do t'i ribashkojë nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë, edhe pse këtë herë jo në Vlorë, por në Tiranë.
"Ka kohë që merrem me përgatitjen e kësaj ekspozite. Është një ndërmarrje tërësisht e imja, duke filluar që nga ideja, realizimi, e deri në konkretizimin e saj, më 28 nëntor, kur do të ekspozohen të 40 nënshkruesit e Pavarësisë.
Secilin prej portreteve e kam në telajo më vete", shprehet Morina për portalin BW.
Portretet janë të formateve 45x35 centimetra, ndërkohë që portreti i Ismail Qemalit ka përmasa më të mëdha, 70x50 centimetra.