E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, Obama: Kongresi të miratojë planin

Uashington (start)-Presidenti i ri amerikan Barak Obama i bëri thirrje Kongresit që të miratojë një plan për zgjidhjen e krizës financiare që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën. Plani do tu vinte në ndihmë familjeve amerikane në vështirësi ekonomike. Obama tha gjatë fjalimit të përjavshëm të demokratëve, se në se Kongresi nuk e miraton shpejt planin për shpëtimin e ekonomisë, ai do të marrë vetë një vendim, duke ushtruar detyrën e tij si president.

Obama tha se paketa në fjalë do të ndihmonte në krijimin e vendeve të punës, do të lehtësonte presionin financiar me të cilin ndeshen shumë familje dhe do të rigjallëronte ekonominë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›