E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinë, 4 të vdekur nga një sulm izraelit

Gaza (start)-të paktën katër militantë palestinezë mbetën të vrarë sot si pasojë e një sulmi ajror izraelit mbi Rripin e Gazës. Lajmin e bënë të ditur punonjës të shërbimeve spitalore palestineze si edhe burime të ushtrisë izraelite, ndërkohë që armëpushimi pesëmujor vazhdon të shkelet. ''Sulmi u ndërmor kundër militantëve, të cilët ishin në përgatitje e sipër të sulmeve me raketa kundër territoreve izraelite'', thuhet në komunikatën e rastit të ushtrisë izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›