Mblidhet G20, plan për të mbajtur të hapura tregjet
Uashington (start)-Takimi i udhëheqësve të grupit të 20-vendeve të industrializuara dhe në zhvillim, përfundoi pas pesë orësh bisedimesh, ku ra dakord për një plan të përbashkët për të mbajtur tregjet të hapura si dhe për të parandaluar dobësim të mëtejshëm të ekonomisë botërore.Presidenti amerikan Bush e quajti takimin të suksesshëm dhe tha se udhëheqësit ishin zotuar për politika pro rritjes ekonomike. Bush vlerësoi arritjet e takimit të tij të parë me udhëheqësit e 20 vendeve që bashkërisht japin 80% të prodhimit botëror.
Sipas deklaratës përmbyllëse nëntë faqëshe të takimit, kriza aktuale u shkaktua pjesërisht pasi institucionet morën më shumë kredi seç duhej dhe morën përsipër rreziqe të tepërta. Udhëheqësit ranë dakord që bankat duhet t’i nënshtrohen rregulloreve më të forta. Ata thanë se ata ishin të kënaqur me rezultatet.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se grupi i G20-shes ka gjasa të zëvendësojë G8-ën. Sipas tij ekonomitë në zhvillim duhet të konsultohen para se të merren vendime globale ekonomike, ndërsa kryeministri britanik Gordon Braun tha se udhëheqësit botërore janë të vendosur për të shmangur proteksionizmit tregtar.
"Nuk do të ngremë pengesa të tjera ndaj investimeve dhe tregtisë për vitin e ardhshëm dhe të gjithë udhëheqësit kanë rënë dakord për këtë. Çfarë është më e rëndësishme ne u kemi kërkuar ministrave të tregtisë të vendeve tona të bien dakord për modalitetet e një marrëveshjeje të re në fushën e tregtisë deri në fund të vitit tjetër.”
Udhëheqës nga Kina, India, Rusia, Korea e Jugut, Brazili, Meksika, Turqia, Afrika e Jugut dhe Indonezia janë mes pjesëmarrësve që iu bashkuan homologëve amerikanë, evropianë dhe japonezë në këtë takim.