E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallatasaraji e ka te veshtire kualifikimin ne cerekfinalet e Champions

Didier Drogba dhe Wesley Sneijder nuk i mjaftuan Galatasarayt.

Skuadra turke nuk shfrytëzoi faktorin fushë përballë Schalkes dhe barazimi 1-1 bën që shanset e tyre drejt çerekfinaleve të zvogëlohen.

“Shënuam një gol shumë të bukur në fillim. I kishim shanset që të realizonim sërish dhe ndeshja mund të kishte qenë ndryshe. Pas këtij barazimi Schalke është e avantazhuar. Megjithatë ne do të luftojmë deri në fund për të shfrytëzuar shanset drejt kualifikimit”.

Schalke gjeti pak qetësi pas ecurisë mjaft të dobët në këtë sezon.

“Luajtëm mjaft mirë dhe ekipi bëri disa gjëra pozitive. Krijuam edhe shumë raste për shënim, por u ndëshkuam nga gabimet individuale, si në rastin e golit. Mund të kishim realizuar më tepër, por edhe ky rezultat na kënaq. Tani do të marrim masat e nevojshme për ndeshjen e kthimit”.

Schalke dhe Galatasaray do të luajnë sërish më 12 mars, me gjermanët që nuk humbasin një ndeshje në Champions prej gjysmëfinales me Manchester United në sezonin 2010-2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›