E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League ndeshjet e kthimit ne 116

Europa League kthehet në fushë me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/16-ave.

Shtatë ndeshje luhen në orën 19:00, ku në fushë zbresin kampionët në fuqi të aktiviteit Atletiko Madrid. Në Rusi, ata kanë detyrën e vështirë që të përmbysin rezultatin 2-0 në favor të Rubin Kazan.

Përmbysje kërkon edhe Lioni, që u mposht 2-1 në takimin e parë në fushën e Totenhem. Interi luan në fushën e CFR Kulzh me sigurinë e avantazhit 2-0, ndërsa i hapur duket kualifikimi ndërmjet Lacios dhe Borusia Mynshen-Gladbah, pas barazimit 3-3 në takimin e parë.

Në orën 21:05 në fushë zbresin të tjerë emra të mëdhenj. Çelsi pret Spartën e Pragës me kualifikimin thuajse në xhep. Ndërkohë, tre skuadra të tjera kërkojnë përmbysjet për tu kualifikuar mes 16 më të mirave.

Ato janë Leverkusen përballë Benfikës, Liverpul kundër Zenit dhe Napoli ndaj surprizës Viktoria Pëlzen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›