Malajzi Zero tolerance ndaj trukimeve
Me fjalën e sekretarit të përgjithshëm të Interpolit, Ronald K. Noble, u mbyll në Kuala Lumpur të Malajzisë konferenca Ndërkombëtare për trukimet.
Aty u konfirmua se i dyshuari si koka e skandalit të basteve në futboll, Tan Seet Eng do të ndalohet dhe merret në pyetje në Milano të enjten.
“Nuk mund t’ju them nëse kërkohet nga INTERPOLI apo nëse duam ta arrestojmë. Autoritetet italiane presin ta arrestojnë për akuzat e përfshirjes në skandalin e trukimeve nga organizata që Tan Seet Eng drejtonte në Singapor. Më pas duhet të presim nëse ai do të pranojë akuzat, ose nëse do të bashkëpunojë duke na treguar atë që di”.
Një hetim i Europolit ka identifikuar rreth 680 ndeshje të trukuara, nga të cilat 380 në Europë. Dyshime ka edhe për ndeshje në kualifikuese e Kupës së Botës, Europianit dhe në ndeshjet e Champions League.
Në punimet e konferencës morrën pjesë 200 delegatë nga 40 vende dhe 10 organizata ndërkombëtare.
Aty u konfirmua lufta me tolerancë zero nga FIFA, Konfederata Aziatike e Futbollit apo agjencitë europiane dhe botërore të luftës kundër krimit ndaj manipulimit të ndeshjeve dhe korrupsionit.