E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Fitorja ndaj Udineses vlen shtatë pikë

Zëvënëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ishte në disponim të jashtëzakonshëm pas fitores sensacionale prej 2-1 ndaj Udineses në Friulli, duke thënë se ishte fitore e vlefshme shtatë pikë.

“Tani jemi në krye të tabelës. Puna e bërë nga Maxi Lopez dhe El Shaarawy vlen shtatë pikë, pasi 10 minuta para fundit të ndeshjes ishim në vendin e tretë”.

“Tani, deri të mërkurën jemi në vendin e parë në kampionat dhe ishte me rëndësi që të vëmë këtë diferencë prej gjashtë pikësh mes nesh dhe Udineses. Ne kemi 14 lojtarë të lënduar dhe kjo fitore ishte e rëndësishme. Performanca e Ambrosinit ishte monumentale, një paraqitje tipike për një kapiten. Maxi Lopez tregoi forcën e tij dhe prezencën në sulm dhe jemi të kënaqur me zgjedhjen që bëmë në merkato”, u prononcua pas takimit Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›