Gercaliu kërkon fatin në Poloni

Mbrojtësi i lindur në Tiranë, tani e disa ditë është duke u provuar te Lks Lodz, e cila gjendet në vendin e 14’të të renditjes tabelore në elitën e futbollit polak. Madje ish-reprezentuesi i Austrisë ka shpallur edhe një ndeshje miqësore kundër Legia Warszawa.
Gercaliu në verën e vitit 2010 nga ekipi austriak Wiener Neustadt, ishte transferuar te klubi gjerman FC Ingolstadt, me të cilin nuk ka arritur ta zhvillojë asnjë ndeshje në Bundesliga 2 për shkak të një lëndimi të rëndë që kishte pësuar në një takim miqësor.
Ish-mbrojtësi i Partizanit të Tiranës dhe ekipeve austriake Sturm Graz, Red Bull Salzburg e Austria Wiens, pas sanimit të lëndimit tani po mundohet të gjejë një klub, ku do të mund ta ngjallte karrierën
Aktualisht në elitën e futbollit polak luan edhe një futbollist shqiptar. Ai është sulmuesi tiranas Edgar Çani, i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Polonia Warszawës.