E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli, një jetë përmes intervistash

SHKRUAN: Suadela Balliu 15-10-2011 11:10

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit, Botimet UET Press promovuan librin “Kam penën e mprehtë dhe mendjen e kthjellët”, një përmbledhje me 50 vjet intervista, mendime, polemika, esse... të njeriut që ka lënë gjurmë në historinë e zhvillimit të Shqipërisë

Poeti, prozatori, dramaturgu, eseisti, njeriu Dritëro Agolli mbushi 80 vjeç. Universiteti Europian i Tiranës urimin në këtë përvjetor të rëndësishëm e bëri në formë të veçantë: një libër. Një libër në shenjë mirënjohje për veprën që ka lënë gjurmë në historinë e letërsisë shqipe, për veprimtarinë e tij publike, për mendimet origjinale jashtë kornizave, duke e titulluar “Kam penën e mprehtë dhe mendjen e kthjellët”. Një përmbledhje e 50 viteve histori të Dritëro Agollit, mbi veprimtarinë e gjatë letrare, sociale dhe politike të shkrimtarit nga viti 1964 deri në ditët tona. Intervista, komente, bashkëbisedime, letërkëmbime me personalitete të njohura brenda apo jashtë si, Jusuf Buxhovi, Moikom Zeqo, Gani Bobi etj., si dhe me kritikë letrarë apo shkrimtarë si Pjerr Morrij, Azis Nesin etj., janë ato çka lexuesit do të gjejnë në faqet e këtij libri. “Është e rëndësishme që universitetet të nderojnë shkrimtarët apo artistët, por në rastin e Dritëroit ne po nderojmë kujtesën tonë historike, vlerat e pasurisë sonë letrare dhe identitetin tonë kombëtar. Gjatë aktivitete të tona të ndërmarra në vazhdimësi gjatë këtij viti, Universiteti Europian i Tiranës ka vënë theksin te humanizmi i veprës së shkrimtarit, te stili origjinali poezisë së tij, te përpjekjet për të mirën dhe konsensualen në shoqërinë shqiptare”, tha në fjalën e saj përshëndetëse presidentja e UET-së, Teuta Dobi.

Ndërsa redaktori Mehmet Gëzhilli, kontribues i rëndësishëm për librin, i cili ndër vite ka arkivuar intervistat, essetë, por edhe një album me fotografi të shkrimtarit, të cilat erdhën në formën e një ekspozite në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, tha: “E falenderoj Henrin që u bë shkaktar që edhe unë të vë emrin në atë libër. Kur Dritëroi ishte i sëmurë në vitin 2001, i botova librin “Dritëroi në Devoll”, me rastin e 70-vjetorit. Kur i çova librin më tha: “More, qenkam trim i madh. I mbusha 70 vjet unë?!” Sot, kur sapo i ka mbushur tetëdhjetë vite, Dritëro Agolli mbetet shkrimtari me talentin e tij të patjetërsueshëm. I njëjti njeri siç e njohin miq, siç e njohin kolegë shkrimtarë, siç e njohin lexues të veprës së tij, siç e njohin aktorët e politikës shqiptare, të cilët gjithnjë i kanë respektuar mendimet e urta dhe gjestet e mençura. Ashtu siç thotë edhe Henri Çili në parathënien e librit. “Nga largësia e tetë dekadave jetë në ‘krye të vendit’, Dritëro Agolli ka shumëçka që mund të thuhet për jetën dhe veprën e tij, për veprimtarinë e tij publike, në shërbim të artit dhe kulturës, në shërbim të shoqërisë dhe popullit të vet. Ka një vepër letrare të plotë, ka një rol të dorës së parë në shumë momente të zhvillimit të historisë të Shqipërisë në këto 50 vjetët e fundit. Talenti, imagjinata, largpamësia dhe humanizmi janë tiparet të padyshimta të jetës dhe veprës së tij”. Libri është një dialog i hapur dhe i sinqertë, ku, pavarësisht shkëputjeve historike, gjendet vazhdimësia individuale e personalitetit të Dritëroit që bën prognoza mbi të ardhmen e letërsisë dhe artit në socializëm dhe të ardhmen e intelektualëve në demokraci. Me frymën kritike, jokonvencionalizmin e tij origjinal, humanizmin e spikatur, intervistat, polemikat, esetë e tij flasin për poetikën, prozën, artin shqiptar, intelektualët, politikën, vlerat, pushtetin, frikën, kompromisin, diktatorë, demokraci e pluralizëm. Në 285 faqet e librit, i cili lindi si shenjë mirënjohje nga Universiteti Europian i Tiranës, pasi shkrimtarit iu akordua titulli ‘Honoris Causa’ gjendet i kthjellëti, i thelli, i paprituri, hokatari, i natyrshmi Dritëro, njeriu i vizioneve letrare dhe atyre shoqërore. Agolli ishte pedagogu dhe kolegu i shumë gazetarëve të viteve ‘70-’80. “Dritëro Agolli përveç prozator, përveç poet, ka dhënë stilistikën e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës”, tha Mehmet Gëzhilli. “Ne shpeshherë, si njerëz, i kundërshtojmë vetvetes, hahemi me vetveten tonë, përpjekim në vetvete mendimet për të gjetur të vërtetën dhe thinjemi...”, thotë Dritëroi. E megjithë flokët e bardhë, tetëdhjetë vitet mbi supe, ai mbeti i njëjti, me penën gjithnjë të mprehtë dhe mendje të kthjellët.

Bisedë me Jusuf Buxhovin

Gani Bobi

- Bisedë me Dritëro Agollin -

- “Rilindja”.

- “Zëri i rinisë”, 21 nëntor 1973, f. 3.

- “Drita”, 29 dhjetor 1974.

- “Nëntori” 1980, Nr. 1-3.

- “Zëri i popullit”, nr. 295, 8 dhjetor 1983, f. 1, 3.

- “Zëri i Rinisë”, e shtunë, 20 tetor 1984.

- “Ylli”, nr.5, maj 1985, f. 16-17.

- “Drita”, 1 janar 1984.

- “Gjuha jonë” (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë), nr.1, 1986, f. 5-17.

- “Drita”, 27 dhjetor 1987, f.3.

- Gazeta “Tirana” Nr. 78, 2 tetor 1989, f.3.

- “Nëntori” 11, 1989, f. 7-10.

- Remzi Lani “Zëri i rinisë”, 22 dhjetor 1990, f. 2.

- Zëri i Amerikës”:

- “Zëri i Rinisë”, (Prishtinë), nr. 1390, 1991, f. 38-39.

- Uk Zenel Buçpapaj “Albania”, 17 tetor 1991, f.3.

- Kujtim Drizari “Modeste”, Nr.4, 1992, f. 2.

- Bisedë e Dritëro Agollit me Moikom Zeqon:

- “Koha jonë”, 6, 7, 8 korrik 1994, f.8.

- Marrë nga “Zëri i Kosovës” ,“Dita”, 6 janar 1994, f. 5.

- AKS, 13 - 14 maj 1995, f. 5.

- Henri Çili “Koha Jonë”, 15 gusht 1996.

- Pandi Gjata “Shekulli”, 28 dhjetor 1997, f.6.

- Rezear Xhaxhiu “Gazeta shqiptare”, 2 prill 1998, f. 2.

- Mimoza Dervishi “AKS”, nr.5, 14 janar 1999, f.4-9.

- “Shekulli”, 10 maj 1999, f. 8-9.

- Kristo Mertiri “Gazeta e Athinës”, e premte, 5.10.2001, f.10-11.

- “Republika”, 18 gusht 2002, f.12.

- Zefina Hasani “Klan” nr.324, 14 shtator 2003, f. 36-39.

- “Dita”, 31 janar 2004, f. 12-13.

- Alfred Peza “Shqip”, 10, 11 tetor 2006, f. 6-7.

- Ilda Lumani “Gazeta Shqiptare”, 6 Korrik 2007.

- Petrika Grosi Albania, 14 Nëntor 2007, f.2.

- Alda Bardhyli Shqip, 21-22 Shkurt 2008, f. 28-29.

- Vera Pelaj - Radio “Blue Sky”

- Alma Mile “Panorama”, 21 Shtator 2009, f.8.

- Aristir Lumezi “Panorama”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›