E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahen takimet e Gjeçovit

Sot në fshatin Zym të Hasit mbahet edicioni i 40-të i manifestimit tradicional letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit”.

Me këtë rast do të përurohet qendra përkujtimore “Atë Shtjefën Gjeçov”, ndërsa manifestimi në fjalë nis me një meshë kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit.

Po ashtu do të mbahet Ora letrare e Anton Pashkut, ku poezitë e tyre do t’i lexojnë 15 poetë.

Në këtë manifestim do të ndahen edhe çmimet “Unaza e Katarina Josipit”, “Pena e Anton Pashkut”, “Pena e Pjestër Bogdanit” dhe “Pena e Shtjefën Gjeçovit”, ndërsa aktivitetet do të përmbyllen me një program kulturor-artistik.

Ndër veprat më të rëndësishme të Atë Shjefen Gjeçovit që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe dhe përgjithësisht në kulturën tonë janë "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shën Luçisë" (1904), "Agimi i Gjydetnisë" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo në Arbëri" (1921), "Trashëgime thrrake-iliriane" (1924), etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›