Berat vritet me kallashnikov 33-vjecari
Një i ri 33-vjecar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në një qendër interneti, në qytetin e Beratit.
Mësohet se shtetasi Klodian Lumani ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas autoriteteve lokale, 33-vjecari është qëlluar me kallashnikov teksa ndodhej brenda qendrës së internetit.
Burimet shtojnë se policia ka nisur hetimet dhe deri tani në komisariat agjentët e anti-krimit kanë shoqëruar 10 persona për t’i marrë në pyetje.
Vrasje në Tiranë
Një ngjarje analoge u VrasjeVrasje në Tiranë Tiranë, djali vret babanë Pogradec, babai vret të birin me sëpatë regjistrua po të mërkurën në Tiranë, ku dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri nga komshiu i tyre në rrugën Don Bosko. Nga të shtënat njëri prej vëllezërve humbi jetën.
Shtetasit Edmond dhe Arjan Tasha u qëlluan me armë zjarri pas një përleshjeje me fqinjin e tyre. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18 e 15 minuta. Një prej plumbave të qëlluar e preku një prej vëllezërve në zemër.
Të dy vëllezërit u transportuan në spital, por njëri prej tyre, Edmondi, që kishte plagë më të rëndë, ndërroi jetë.
Autori i dyshuar i vrasjes, që banonte një kat më sipër, u largua nga vendi i krimit. Shkak kanë qenë konfliket e vazhdueshme me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi të papaguar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një shpërthim eksplozivi i telekomanduar ka plagosur rëndë kambistin Mark Gjoni, 50 vjec, në qytetin e Shkodrës. Vrasja e 24-vjecarit, shpërblim për informatorët
Policia e Durrësit kërkon ndihmën e informatorëve për të zbardhur vrasjen e një 24-vjecari në mes të shtatorit. Blutë e Durrësit kanë vendosur shpërblim prej 30 mijë eurosh për ata persona që japin detaje që do të cojnë në gjetjen e autorit. Bashkiakët prishin banesën me leje
Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka ndërhyrë sërish në mesnatë për të prishur banesën, e cila rezulton të jetë në pronësi të aktori, Lulzim Zeqja. 23 vjet burg për Ilir Pajën
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur sërish fajtor Ilir Pajën, i njohur ndryshe në mediat italiane si mjeshtër i arratisjeve. Pretenca për bandën e Durrësit
Gjatë pretencës së saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për pesë nga të pandehurit e bandës së Durrësit, mes të cilëve edhe të penduarin Adriatik Coli.
Lajmet kryesore
Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Përse dështuam me statusin?