E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Strukturat serbe pengojne zhvillimin


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi fajësoi praninë e strukturave të organizuara kriminale në veri të Kosovës për rrënimin e ekonomisë dhe për rrezikimin e stabilitetit dhe sovranitetit të vendit.

“Krimi i organizuar nuk ofron siguri askund, as në pjesën Veriore të Kosovës. Ai po rrezikon jetën e qytetarëve serbë atje dhe perspektivën e tyre, e cila nuk mund të jetë në barrikada dhe në izolimin nga siguria dhe perspektiva për një jetë të lirë”, u shpreh Krasniqi.

Deklaratën e tij ai e bëri gjatë konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit perëndimor që po zhvillon punimet në Budapest.

Krasniqi theksoi Krimi i organizuar po rrezikon jetën e qytetarëve serbë në veri të Kosovës dhe perspektivën e tyre

Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës nevojën për një bashkëpunim më intensiv në fushën e sigurisë ndërmjet shteteve të rajoni.

“Lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore dhe formave të tjera të krimit janë jo vetëm detyrim i strukturave tona për t’iu garantuar siguri qytetarëve tanë, por janë edhe një detyrim para organizmave ku ne tashmë aderojmë, si dhe para vetë komunitetit ndërkombëtar dhe strukturave euroatlantike ku ne dëshirojmë të integrohemi”, tha ai.

Konferenca e kryeparlamentarëve kryesohet nga kryetari i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Lazso Kover. Në të po marrin pjesë edhe krerët e parlamenteve të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KE-Kosovë, dialogu për vizat brenda vitit
Dialogu mes Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të nisë në fund të vitit. Evans: Historia në anën e Kosovës së pavarur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Australisë dhe kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Gareth Evans, konsideron se “historia është plotësisht në anën e Kosovës së pavarur, e cila e ka vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare”. Thaci: Presim njohjen nga Egjipti
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën se pret që Egjipti ta njohë pavarësinë e Kosovës. Zarif Farid, përfaqësuesi i OKB-së për Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ka njoftuar emërimin e diplomatit Zarif Farid, nga Afganistani, si përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB për Kosovën dhe kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara atje.
Kosovë, 38 km e para të autostradës
38 kilometrat e parë të autostradës së kombit në Kosovë do të hapen gjatë këtij muaji, bëri të ditur Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Lajmet kryesore

Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Shqipëria ngel sërish në klasë
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Përse dështuam me statusin?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›