Gallucci: Zgjidhja, sipas modelit irlandezo-anglez

Gerard M. Gallucci, diplomat i pensionuar amerikan i cili ka qenë përfaqësues rajon i UNMIK-ut në Mitrovicë nga viti 2005 deri në vitin 2008, vlerëson se elementet e zgjidhjes irlandezo-angleze mund të ofrohen si model për marrëveshje kosovaro-serbe.
Në tekstin e publikuar në sajtin e organizatës “Transconflict”, ai thotë se historia e Irlandës ka pika interesantë të ngjashmëri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka edhe dallime të theksuara.
Irlanda e ka fituar pavarësinë e saj, por në fillim ka mbetur e lidhur me kurorën britanike. Shumicës protestante në Irlandën Veriore i është lejuar që mos ta pranoj Irlandën e pavarur dhe të mbetet pjesë e Britanisë së Madhe. Ndërkaq, Republika e Irlandës ende e mban në flamur ngjyrën e portokalltë, të protestantëve. Kjo, sipas Galluccit, sugjeron marrëveshje të mundshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës: pranimi serb i pavarësisë së Kosovës si shtete të lidhur ndërmjet vete, por edhe pranimi nga ana e Kosovës që veriu të shkëputet nga pavarësia e saj, në mënyrë që të shndërrohet në pjesë e Serbisë.
Gallucci për “Novosti” ka thënë se lidhjet mund të jetë të ndryshme – varësisht nga ajo se si palët mund të jenë të përziera dhe fleksibile, transmeton ORAinfo.
“Serbia dhe Kosova mund të jenë të lidhura si vendet e Unionit Ballkanit – sipas modelit të Bashkimit Evropian apo paraardhësit e Bashkësisë Evropiane. Më pas, me hyrjen bashkë në BE si çift apo si union i përbashkët doganor. Apo, përmes aktit të bashkimit i cili do të hiqte kufijtë duke mundësia shtetësi të dyfishtë ose udhëtim pa dokumente në kuadër të territoreve të kombinuara. Mund të jenë të lidhura edhe si dy shtete nën një kurorë të njejtë, ashtu siç ishin Britania e Madhe dhe Shteti i Lirë Irlandez në vitin 1921”, ka thënë Galluci.
Në pyetjen se a është modeli iralandezo-anglez zgjidhje për marrëveshjen kosovaro-serbe e cila do të nënkuptonte edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, marrë parasysh se Irlanda është anëtare e kësaj organizate, Gallucci thotë:
“Kur Irlanda ka fituar pavarësinë në vitin 1921, OKB-ja nuk ka ekzistuar. Megjithatë, Shteti i Lirë Irlandez është bërë anëtare e Ligës së Kombeve në shtator të vitit 1923, ndërsa anëtare e OKB-së në vitin 1955. Kur dhe si do të jetë Kosova anëtare e OKB-së është çështje e vendeve anëtare të cilat sigurisht do të fokusohen në njohjet e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse Serbia arrin ndonjë lloj të marrëveshje me Kosovën e pavarur – njohje apo jo – kjo sigurisht do të përcillet me anëtarësim në OKB.