E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Shevchenko, i përkushtohet politikës

Legjenda ukrainase Andriy Shevchenko e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli dhe tash mendon t’i qaset politikës. 35 vjeçari vendosi ta lë këtë sport pas ‘Euro 2012’, me dy gola të realizuar në fitoren ndaj Suedisë.

“Ndoshta, unë do ta shokoj çdokënd. E ardhmja ime nuk ka të bëjë asgjë me futbollin. Do t’i përkushtohem politikës”, deklaroi sulmuesi ukrainas për uebfaqen zyrtare të Dinamo Kievit, klubi i tij i parë dhe i fundit.

Shevchenko do të mbahet mend për periudhën e artë që e kaloi në Milan, ku kishte fituar një Scudetto, një Kupë të Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, pas tetë sezonesh të kaluar në San Siro, përfshirë këtu edhe një sezon huazim. Ai realizoi 175 gola nga 322 ndeshje me kuqezinjtë.

Ai kishte luajtur edhe në Chelsea në mes periudhës 2006-2009, duke fituar FA Cup e League Cup, por që dështoi me paraqitjet e tij. Ai ka fituar pesë titujt të kampionit me Dinamon. Në nivelin ndërkombëtar, ai e përfaqësoi Ukrainën 111 herë dhe realizoi 48 gola. Sheva e kishte fituar ‘Topin e Artë’ në vitin 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›