E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallup Kriza ekonomike godet rajonin perendimor

Kriza ekonomike globale po i godet rende banoret e rajonin te Ballkanit Perendimor dhe ky eshte njeri nga faktoret qe po ndikon negativisht dhe ne besimin e tyre tek institucionet.

Ky eshte nje nga perfundimet e sondazhit te pervitshem te realizuar nga Gallup-i- nje firme konsulencash e specializuar ne kryerjen e sondazheve ne bashkepunim me Fondin Evropian per Ballkanin- nje inisiative e fondacioneve evropiane qe mbeshtet inisiativat te cilat synojne afrimin e rajonit ne Bashkimin Evropian.

Sondazhi i cili njihet si Monitori ballkanik synon te ndjeke fenomenet dominante ne 7 vendet aspirante per anetaresim ne bllok. Per edicionin e tij te dyte u intervistuan nga nje mije vete ne secilin vend per nje seri ceshtjesh qe nga gjendja ekonomike tek korrupsioni besimi ne institucione deri tek deshira per te migruar.

Nje nga punonjesit e Gallup Anderzej Pirkal I tha BBC-se ishin befasuar nga fakti qe situata ekonomike nuk eshte permiresuar pas nje viti te veshtire ne 2009-en. Kjo do te thote se situata materiale e njerezve nuk eshte ne gjendje me te mire eshte shprehur ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›