E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vukcevic Prova te reja per krimet e luftes

Kryeprokurori serb per krimet e luftes Vladimir Vukcevic ka deklaruar se se shpejti do te ngreje akuza te reja per krimet e kryera ne Bosnje Kroaci e Kosove.

Deklarata e Vukcevic vjen nje dite pas vizites se kryer ne Beograd nga kryeprokurori i gjykates se Hages Serge Brammertz i cili kerkoi me shume angazhim nga Serbia per kapjen e te kerkuarve.

Vukcevic ka bere te ditur se me Brammertz ka diskutuar edhe per ceshtjen e Ramush Haradinajt e cila eshte kthyer per rigjykim ne Hage.

Me tej kryeprokurori serb ka shprehur bindjen e tij se raporti i ardhshem i homologut te Hages per Serbine do te jete pozitiv.

Gjate qendrimit te tij ne Serbi Brammertz tha se i shumekerkuari Ratko Mlladic fshihet ne Beograd dhe se hetimet per gjetjen e tij jane perqendruar tek mbeshtetesit e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›