Gallup: Mosmarrëveshjetpër statusin docojnë në konflikt
PRISHTINE- Një e treta e serbëve të Kosovës mendojnë se mosmarrëveshja rreth statusit të Kosovës do të çojë në konflikt të armatosur. është ky rezultati i një anketimi të Gallup Balkan Monitor. Rezultatet e anketimit tregojnë se frika nga lufta ekziston edhe te 5 % e shqiptarëve.
Serbët e Kosovës dhe shqiptarët janë përgjigjur në anketë në pyetjet e lidhura me mundësinë e jetës së përbashkët në Kosovën e pavarur, ndërsa njerëzit nga rajoni janë pyetur nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të ketë ndikim të madh në stabilitetin e Ballkanit Perëndimit, thuhet në njoftimin e “Gallup Europe”. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në anketën e Gallup Balkan Monitor, 93 % e shqiptarëve të Kosovës kanë vlerësuar se kjo është mirë, ndërsa negativisht janë përgjigjur 74 % e serbëve të anketuar.
Një vit më vonë, përqindja e serbëve që mendojnë se pavarësia e Kosovës është gjë e keqe është rritur për 6 %, ndërsa numri i shqiptarëve, të cilët mendojnë se ndarja është e mirë, krahasuar me vitin 2008, ka rënë në 75 %. Studimi tregon se në rajon mendimet janë të ndara. Derisa shumica në Shqipëri e Kroaci mendojnë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka pasur ndikim pozitiv në stabilitetin e Ballkanit, në Mal të Zi mendojnë të kundërtën.
(m.a/BalkanWeb)