Boshatiset Tiranakryeqytetasit shijojnëpushimet
TIRANE- Fundjava e parë e gushtit e gjen Tiranën të boshatisur. Kryeqytetasit i janë drejtuar destinacioneve të tyre të preferuara për të kaluar këto ditë të nxehta. Një pjesë e tyre janë me leje të zakonshme verore, ndërkohë që të tjerë zgjedhin të kalojnë momente relaksuese në plazhin e Durrësit, apo në pishinat e shumta që ofron kryeqyteti.
Në të tilla kushte rrugët e Tiranës që në ditët e zakonshme janë burim stresi dhe momente të gjata pritjesh në trafikun e zhurmshëm, sot të ofron një panoramë krejt tjetër. Ndaj të vinte natyrshëm të shijoje atë gjendje paqeje të kryeqytetit me bindjen se nuk do të zgjasë për shumë kohë
Sic është vënë re edhe vitet e shkuara fundjava të tilla, pa ndotjen e madhe akustike të makinave apo aktiviteteve të ndryshme janë të pakta. Ndaj edhe qytetarët të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të shkëputen dot prej diellit përvëlues të kryeqytetit, mund të shijojnë të paktën qetësinë dhe harmoninë që mbizotëron në Tiranë në këtë fillim gushti.
(m.a/News24/BalkanWeb)