E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallup: Pavaresia e Kosoves, stabilizoi rajonin

Zyrat e Pieter Feithit, ICO dhe EUSR, nuk e kane perkrahjen e shumices se shqiptareve dhe serbeve te Kosoves. Sipas Gallup Balkan Monitor, 38 per qind e shqiptareve dhe 58 per qind e serbeve jane te bindur se Kosova eshte ne gjendje te funksionoje pa pranine e tyre. Per EULEX'in, mendojne ndryshe. Shumica e shqiptareve dhe pjesa derrmuese e serbeve te Kosoves nuk e shohin te nevojshme pranine e Zyres Civile Nderkombetare (ICO) dhe Zyren e Perfaqesuesit Special te BE-se, qe te dyja te udhehequra nga diplomati holandez, Pieter Feith. Ne nje sondazh te kryer nga "Gallup Balkan Monitor", eshte gjetur se shumica nga te dyja komunitetet nuk jane te bindur se vendi ka perfitim nga prania e ICO/EUSR-se. "Ne te dyja grupet, 38 per qind e shqiptareve dhe 58 per qind e serbeve jane te bindur se Kosova eshte ne gjendje te funksionoje pa pranine e Zyres Civile Nderkombetare dhe Perfaqesuesin Special te BE'se", thuhet ne raportin e "Gallup Balkan Monitor". Perderisa 35 per qind e shqiptareve pajtohen me pranine e ICO'se, 27 per qind e tyre nuk kane dhene fare pergjigje lidhur me kete. Nderkaq, serbet e Kosoves jane qarte kunder dy zyrave te Pieter Feithit. Vetem 26 per qind e tyre perkrahin pranine e ketyre strukturave nderkombetare, ndersa 17 per qind nuk kane dhene pergjigje. Sa i perket EULEX'it, shumica e pjesetareve te pakices serbe (62 %) vleresojne se ky mision nuk ka sjelle permiresim, nderkaq 60 per qind e tyre mendojne se Misioni i BE'se nuk eshte duke kryer punen mire per ruajtjen e sigurise dhe stabilitetit ne Kosove.
Per Misionin e Bashkimit Evropian, shqiptaret mendojne ndryshe. Ne pyetjen se a ka permiresime qe nga ardhja e EULEX'it ne krahasim me UNMIK'un, 47 per qind e shqiptareve jane pergjigjur pozitivisht, ndersa 41 per qind negativisht.
Menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves me 2008, Gallup Balkan Monitor ka pyetur kosovaret per vleresimin e tyre lidhur me shkeputjen nga Serbia. Vleresimi i shqiptareve asokohe ishte i qarte: 93 per qind e tyre kane thene se pavaresia ishte nje gje e mire per ta. Serbet e Kosoves kishin mendim tjeter: 74 per qind e tyre e shihnin pavaresine e Kosoves si nje gje te keqe. Nje vit me vone, me 2009, perqindja e serbeve qe kishte kete vleresim eshte rritur per 6 per qind. Nderkaq, me pak shqiptare u deklaruan se pavaresia ishte e mire. Perqindja ka rene nga 93 ne 75, thote Gallup Balkan Monitor. Sa i perket ndikimit te shpalljes se pavaresise ne stabilitetin e Ballkanit Perendimor, rezultati qe ka nxjerre Gallup Balkan Monitor eshte befasues. Ne raport thuhet se 64 per qind e shqiptareve te anketuar dhe 55 per qind e serbeve mendojne se deri me tash shpallja e pavaresise ka pasur pasoja negative per rajonin e Ballkanit. Per te njejten ceshtje, vleresim krejt ndryshe kane dhene kroatet dhe shqiptaret e Shqiperise. Ne Kroaci, 88 per qind e te anketuarve kane deklaruar se shpallja e pavaresise se Kosoves ka pasur ndikim pozitiv ne stabilitetin e Ballkanit. Kete vleresim e mbeshtesin edhe 77 per qind te shqiptareve te Shqiperise. Edhe ne Mal te Zi perqindja eshte befasuese. Ne raport thuhet se 75 per qind e malazezeve dhe 69 per qind e shqiptareve mendojne se shpallja e pavaresise e ka bere rajonin e Ballkanit me pak stabel. Menjehere pas shpalljes se pavaresise, 72 per qind e shqiptareve ishin te bindur se ne Kosoven e pavarur eshte e mundshme te jetohet ne paqe me serbet. Vetem 12 muaj me vone, ata ishin me pak optimiste. Perqindja e atyre qe mendonin se mund te jetohet ne paqe me serbet kishte rene per 12 per qind. Disa analiste ne rajon kane pare ndarjen e territorit te Kosoves si nje menyre per zgjidhjen e problemit: per shembull, pjeset me shumice serbe ne Kosoves t'i bashkohen Serbise, nderkaq pjesa me shumice shqiptare mbetet shtet i pavarur. Mirepo, sipas Gallup Balkan Monitor, kjo zgjidhje ka mbeshtetje te vogel ne te dyja komunitetet: 94 per qind e shqiptareve dhe 82 per qind e serbeve kundershtojne ndarjen e Kosoves. Kete zgjidhje e pranojne vetem 2 per qind e shqiptareve dhe 12 per qind e serbeve.
Kosovaret jane kunder ndarjes. 94 per qind e shqiptareve dhe 82 per qind e serbeve kundershtojne ndarjen e Kosoves. Kete zgjidhje e pranojne vetem 2 per qind e shqiptareve dhe 12 per qind e serbeve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›