Drashkoviq: Serbia te pranoje realitetin ne Kosove
Serbia duhet ta pranoje realitetin dhe ta ndryshoje strategjine ndaj Kosoves. Tani synimi duhet te jete mbrojtja e serbeve dhe e trashegimise fetare ne Kosove, me garanci nderkombetare, ka thene Vuk Drashkovic per gazeten "Blic". "Beogradi duhet te respektoje realitetin ne Kosove, realitetin e botes ne te cilen jetojme dhe strategjine shteterore t'ia pershtase synimeve reale", ka thene lideri i Levizjes se Rimekembjes Serbe. Ai ka shtuar se rezoluta e Serbise, e paraqitur se fundi ne OKB, do duhej t'u beje thirrje autoriteteve ne Beograd dhe Prishtine qe, me ndermjetesimin e BE-se dhe KB, te zhvillojne nje dialog konstruktiv per bashkepunim reciprok dhe per mbrojtjen thelbesore te popullit serb ne Kosove. Vetem me kete permbajtje, sipas tij, rezoluta do te mbeshtetej nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Rusia dhe te gjitha anetaret e Keshillit te Sigurimit. Drashkovic gjithashtu ka bere thirrje per ndryshimin e Kushtetutes se Serbise, e cila e pamundeson strategjine e tille.