E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina ne epersi, pas GJND-se Shpend Limoni

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise nuk e ka zgjidhur problemin thelbesor mes Prishtines dhe Beogradit, por pas shpalljes se opinionit ne Hage, kosovaret kane krijuar avantazh politik ne raport me Serbine. Keshtu vlereson analisti serb, Dusan Janjic, i cili ne nje bisede per Express thote se nuk ka pritur nje opinion kaq te qarte nga Gjykata e Botes. "Ky rezultat 10 me 4 ishte edhe per mua befasi, sepse informacionet kane qene se do te jete dicka gjysme per gjysme", ka thene ai. "Pyetja ka qene ashtu e formuluar sa qe Gjykata nuk ka mundur te deklarohet per te drejten e vetevendosjes dhe per integritetin territorial. Por eshte deklaruar per proceduren dhe per dokumentin e shpalljes se pavaresise", ka vazhduar Janjic. Analisti serb vlereson se Serbia ka qene e detyruar te beje nje formulim te tille per shkak se para dy vitesh ne menyre jetike ka qene e interesuar te marre miratimin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per ta nxjerre para Gjykates pavaresine e Kosoves. Per kete permend edhe nje arsye tjeter. Nje kompromis mes Serbise dhe Rusise. "Formulimi i tille ka qene rezultat i shume ceshtjeve. Se pari i nje kompromisi me Mosken. Nese e shikoni nga prizmi i interesave ruse, pyetja eshte shume funksionale, e po ashtu edhe pergjigjja duket shume me pozitive sesa per interesat e Serbise". Janjic ka komentuar edhe aksionet politike te Kosoves dhe Serbise, te cilat kane rezultuar edhe me nje prezantim antagonist mes Prishtines dhe Beogradit ne Keshillin e Sigurimit. Nga kjo Prishtina ka dale fituese, ka vleresuar analisti serb. "Mund te them se te dyja palet kane qene te pergatitura paraprakisht ta shpallin mendimin si fitore vetjake. Beogradi ne kete aspekt ka humbur shansin, ndersa Prishtina ka vazhduar me strategjine e saj te pergatitur paraprakisht dhe te koordinuar me Washingtonin dhe Brukselin, duke e interpretuar mendimin si fitore te saj". "Prishtina ka krijuar nje perparesi politike dhe psikologjike," ka konstatuar Janjic. Por sipas tij, mendimi i GJND-se qe ka konstatuar se shpallja e pavaresise nuk ka shkelur te drejten nderkombetare, ende nuk ka prodhuar efekte konkrete sidomos ne aspektin e njohjeve. "Sa u perket efekteve ne skenen nderkombetare, e shohim se nuk jane edhe aq te medha, sepse te gjitha qeverite e dine se me kete nuk eshte zgjidhur problem thelbesor". Serbia ka prezantuar nje rezolute ne OKB, me te cilen synon te hape ceshtjen e statusit si dhe ta godase mendimin e GJND-se, i cili, sipas Beogradit, nuk ka trajtuar ceshtjen per legalitetin e pavaresise se Kosoves si duhet. Janjic thote se nese teksti i rezolutes nuk ndryshon, Serbia nuk do te arrije te siguroje shumicen. "Nese mbetet ky tekst dhe nese nuk ka nje variant kompromisi me Brukselin, kontakte ka, por sigurisht se nuk do te kete kompromis. Shanset jane qe rezoluta te mos kaloje, pra qe te mos kete shumice per kete", ka thene ai.
Janjic e ka vleresuar te menduar mire kerkesen qe ka bere pala kosovare per ndryshimin e Rezolutes 1244, por ka thene se nje gje e tille nuk do te ndodhe. Ai ka thene se gjate vjeshtes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se do te paraqitet nje projektrezolute e perbashket e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ndoshta e Bashkimit Evropian, e cila do te ndikonte qe te pasojne njohje te reja. Menjehere pas shpalljes se mendimit te GJND-se, Bashkimi Evropian ka bere thirrje per fillimin e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit permes perfaqesues se BE-se per Politike te Jashtme, Catherine Ashton.
Janjic thote se ky dialog tashme eshte dashur te filloje, ndersa shprehet i habitur se pse Washingtoni dhe Brukseli nuk po bejne presion per kete. "Ajo qe brengos eshte se as Washingtoni, e as Brukseli nuk po bejne presionin vendimtar ndaj Prishtines dhe Beogradit qe te hyjne ne dialog per ceshtjet si kadastrat, librat amze, dokumentet, ceshtjet e pasurise se rrembyer, ceshtjet e ndermarrjeve komerciale qe jane privatizuar....
Mendoj se ky dialog nuk duhet ta prese luften e rezolutave". Janjic thote se Beogradi eshte duke humbur me kerkesen e vet per bisedime statusore. "Per mua, Beogradi eshte duke gabuar qe po insiston ne ceshtjen e statusit. Edhe une mendoj ndonjehere se Beogradi po punon per Prishtinen". Koheve te fundit ne mediat serbe jane prezantuar ide qe promovojne mundesine e ndarjes se Kosoves. Janjic thote se aktualisht opsion realist per pjesen veriore te Mitrovices eshte nje status special. "Nje autonomi si nje zgjidhje te perkohshme qe nuk do te thote integrim direkt ne institucionet e Kosoves, e qe nuk do te thote as ndarje, njelloj statusi special. Mendoj se kjo eshte reale". Ai eshte i bindur se per ndarjen dhe shkembimin e territoreve nuk ka konsensus as ne Beograd, por ai thekson se deshiron qe kjo teme te diskutohet hapur. "Do te ishte nje ilac i mire, kur ne nje forum nderkombetar do te hapej definitivisht kjo teme, sepse kjo nuk ka te beje vetem me serbet, kjo mbetet nje ceshtje e hapur edhe per shqiptaret. Kemi nje levizje rajonale te shqiptareve dhe kemi ceshtjen shqiptare qe nuk eshte vetem ceshtje e Kosoves, e po ashtu as ceshtja e Serbise nuk eshte vetem ceshtje e Serbise apo e serbeve ne Kosove". Janjic parashikon nje te ardhme te zymte mes shqiptareve dhe serbeve. Sipas tij, marredheniet mes dy popujve nuk do te ndreqen per vite. "Ne 10-15 vjetet e ardhshme nuk do te kete nje zgjidhje stabile apo mbyllje te ceshtjes shqiptare dhe ceshtjes serbe . Te jem direkt, do te jetojme ne nje situate konfliktuoze edhe per dekada te tjera. Por ceshtja eshte se si nga ky konflikt te terheqim me shume gjera pozitive sesa negative, ne menyre qe ekonomite te mund te funksionojne", ka shtuar Janjic.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›