Licensat demi ekonomik arrin ne 70 mln euro
Deshtimi i procesit te shume lavderuar nga vete qeveria per ndertimi e nje rrjeti te gjere hidrocentralesh relativisht te vegjel qe do te ishin nje burim i mire energjie dhe garancie per mos perseritjen e krizes energjtike ka pas tij edhe faturen e demit.
Se pari sipas raportit te Ministrise se Energjitikes nese koncesionet do te kishin zbatuar afatet prodhimi i energjise ne vend duhet te ishte rritur tani minimalisht me 1.3 miliarde kilovat ore ne vit qe me cmimet e tregut do te thote rreth 70 milione euro prodhim ne vit.
Se dyti nga mungesa e kesaj energjie buxheti i shtetit humbet mbi 20 milione euro te ardhura shume kjo e barabarte gati me shperblimin e fundvitit te pensionisteve. Por vec te ardhurave te munguara deshtimi ka edhe nje tjeter fature per nje ekonomi si kjo e Shqiperise qe vuan nga papunesia e larte.
Pertej debatit dhe akuzave politike kaosi me koncesionet po i krijon kosto ekonomise ashtu sic ndodh rendom.