Londer ekspozite e piktoreve shqiptare
.jpg)
Me mbeshtetjen e ambasades shqiptare punimet e Adrian Pacit jane ekspozuar ne galerine Bloomberg Space dhe ajo e Endri Kosturit ne Galerine Lenoks.
Per Pacin kjo ekspozite ne Londer eshte paraqitja e dyte ne Angli pas suksesit ne bienalen e Uellsit disa muaj me pare.
I lindur ne Shqiperi por i rritur ne Itali Endri Kosturi nepermjet ekspozites te titulluar Uneiped eindoe tenton te paraqese nje nderthurje te poezise qe ai shkruan me inspirimin qe pati kur vizitoi ballkonin e Romeos dhe Zhuljetes ne Verona.
Piktura per mua eshte nje dicka e thjeshte. Te gjeturit e nje dritareje duke lejuar shpirtin te flase me zemren ne menyre per te shprehur emocionet e verteta dhe jeten. Kjo eshte e verteta e piktures thote Kosturi.
Megjithese ka eksperimentuar duke perdorur teknika te ndryshme pikturimi Endri Kosturi thote se ai gjithmone i kthehet te pikturuarit te mureve ballkoneve dhe dritareve.
Ndersa kritikja britanike Libby Anson shkruan se pikturat e tij komunikojne permes nje martese mes ngjyrave dhe poezise duke sjelle pasion dhe romance.
Zef Mazi ambasador i Shqiperise ne Londer thote se te tilla ekspozita kane rendesi te madhe per vendin tone dhe imazhin e tij qe te kemi sa me shume perfaqesime te tilla ne fushen e artit dhe te kultures.
Artistet shqiptare jane me te vertete te vleresuar si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Une jam shume i kenqaur qe brenda dy diteve ne Londer hapen dy ekspozita duke vijuar prezantimin e artit te bukur shqiptar ne Britani thekson ambadori Mazi.