E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenari i deshtuar me HEC-et

Qeveria duket se ka deshtuar me projektin per licensat koncesionare me ndertimin e hidrocentraleve.

Ne 5 vitet e mandatit te saj qeveria shqiptare ka dhene me shume se 90 kontrata koncesionare hidrocentrale te vogla dhe te mesme te cilat parashikojne ndertimin e me shume se 220 HEC-eve.

Top Channel zoteron listen e plote zyrtare me veprat qe duhet te ndertohen por shumica e tyre nuk kane perfunduar duke shkelur afatet.

Sipas afateve deri tani duhet te kishin perfunduar te pakten 45 prej kontratave por realisht deri tani kane mbaruar vetem 6 prej tyre. Top Channel zoteron nje raport te detajuar mbikqyrje mbi koncesionet ne HEC-e e hartuar nga ekspertet pergjegjes te Ministrise se Ekonomise.

Sipas raportit mbi 30 per qind te kontratave koncesionare ne hidrocentrale ose nuk kane filluar fare nga ndertimi ose kane kryer punime minimale edhe pse per shumicen e tyre ka mbaruar afati ligjor i ndertimit. Edhe ato kontrata te cilave ende nuk u ka mbaruar afati jane ne nje faze te hershme dhe nuk kane gjasa te mbarojne ne kohe.

Ligji parashikon qe ne rast mosrespektimi te afatave ne kontrate qeveria ka te drejte te prishe ne menyre te njenashme kontratat duke u hequr lejen e koncesionit kompanive fituese. Por e gjendur ne situaten kaotike dhe perballe nje sfide te saj politike te pa realizuar ku gati 90 per qind e koncesioneve kishin shkelur kontratat qeveria gjeti nje zgjidhje tjeter.

Me nje vendim te dates 16 qershor vendosi te shtyje afatet per mbi 85 per qind te kontratave. Nje zgjidhje e detyruar kjo sepse shumica e koncesioneve tashme ishin te paligjshme dhe nese do te zbatonte ligjin pike per pike duke prishur kontratat perkatese qeveria praktikisht duhet te pranonte deshtimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›