E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, Topi: Duhet reformë në drejtësi

Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi bashkëpunim të KLD-së me ministrinë e Drejtësisë, për kontrollin e sigurisë së gjykatave. "Falë këtij bashkëpunimi do të bëhet i mundur reformimi i sistemit të drejtësisë edhe si pjesë e rrugës drejt BE-së", tha ai. Presidenti Topi tha se tashmë janë riorganizuar gjykatat në shkallë kombëtare.
Kreu i KLD-së, theksoi edhe një herë realizimin e reformave në drejtësi." Kjo është korrektësi ndaj atyre që besojnë në sistemin e drejtësisë", nënvizoi Presidenti i Republikës. "Drejtësia penale është prova e së vërtetës për gjithë sistemine drejtësisë. Pavarësisht nga personi në hetim ne do shfrytëzojmë të drejtën për të bërë kontrollin", tha Topi.
Kreu i KLD-së , Bamir Topi pohoi se "Duhet një sistem i formatuar për kontrollin e gjykatave, duhet gjykim i çështjeve pa asnjë kompromis me krimin". Presidenti i Republikës tha se drejtësia duhet të fitojë betejën me krimin.
Topi tha më tej, se atij i janë dërguar shumë ankesa për ndikim në vendimin për çështje të ndryshme ligjore. "Ndaj i bëj apel të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të hedhin poshtë çdo tentativë për influenca, mos operoni në mënyrë informale. Topi theksoi gjithashtu edhe nevojën e ngritjes së Gjykatës Administrative.
Ju kërkoj edhe të denonconi çdo ndërhyrje, që të ketë barazi para ligjit", tha Topi. Sipas kret të KLD-së, në rast ndërhyrje ndaj drejtësisë, do të ndëshkohen të gjithë prokurorët dhe gjykatës që bien pre e devijimit.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Topi vlersoi lart edhe ministrin e ri të Drejtësisë, Bujar Nishani.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani tha se reforma në drejtësi do të jetë prioritet i punës së tij. Nishani ofroi bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. "Duhet të kthejmë besimin tek drejtësia dhe gjyqësori", tha ai.
Ndërsa, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu tha se duhet të marrë fund fenomeni i trajtimit me dy standarde të së njëjtjës çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›