"Gara Tirane po perdoret per pengje te vjetra"

Nenkryetari i Partise Demokratike, njeheresh kryetar i grupit parlamentar te kesaj partie, Astrit Patozi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se debatet per garen, per postin e kryetarit te PD te Tiranes, kane qene te panevojshme dhe per me teper ato dhe mund te evitoheshin. Duke i cilesuar me teper si nje shprehje dufi, ndaj njeri- tjetrit, se per arsye te tjera qe s'kane lidhje me garen per kreun e deges me te madhe ne vend. Patozi nuk ka munguar te shprehet se procesi i zgjedhjeve brenda PD, ka ecur dhe do te kurorezohet sipas standardeve demokratike dhe konform statutit. Ne te njejten kohe, nenkryetari demokrat nuk ka munguar te sulmoje dhe kreun socialist, per te cilin shprehet se ai, dhe as bashkepunetoret e tij nuk i kane mohuar akuzat per lejet e ndertimit, por po kontestojne procedurat dhe kushtetutshmerine e ngritjes se komisionit. Patozi eshte shprehur i vendosur per hetimin e kryebashkiakut te Tiranes. Ai eshte shprehur se Rama po luan ne pozicion mbrojtes. Nderkohe qe ceshtjen e kartave, e cileson nje alibi nga ana e Rames, per te perligjur me vone humbjen ne zgjedhje.
Bashkia e Tiranes, ka deklaruar se do te padise vendimin per ngritjen e komisionit hetimor per Ramen ne Gjykaten Kushtetuese. Si e gjykoni kete deklarate, tashme qe komisioni ka nisur punen?
Pozicioni i Edi Rames dhe vartesve te tij ne Partine Socialiste, por edhe ne bashki, eshte i mjere dhe i kompromentuar, sepse askush prej tyre nuk po thote se ceshtja e lejeve te ndertimit, nuk ekziston. Kjo pasi une nuk shikoj asnje argument qe te mbeshtese pretendimet e tyre, per shkak se ata nuk po thone se qellimi i ngritjes se komisionit, nuk qendron. Po keshtu ata nuk po thone se akuzat ne lidhje me mbledhjet e KRT-ve te bashkise nuk qendrojne, ata po thone se komisioni nuk mund te ngrihet, pasi ai eshte antikushtetues, apo ai nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Pra kemi nje pozicion teresisht mbrojtes te Edi Rames, lidhur me akuzat te cilat jane shume te renda. Ne baze te ketyre akuzave, ne do t'ju zbardhim qytetareve te Tiranes menyren se si qeveriset qyteti dhe se si vidhen taksat e tyre, te cilat shkojne ne xhepat e nje klani mafioz, rrotull kryetarit te bashkise. Por ne, do t'ju tregojme edhe shqiptareve te tjere se kete filozofi dhe kete sistem korrupsioni, kryetari i Partise Socialiste kerkon ta shnderroje dhe ta shtrije ne te gjithe kapilaret dhe ne te gjithe qelizat e shtetit shqiptar, pasi ai po kerkon te behet kryeminister i vendit. Pra ajo qe po ndodh sot ne Partine Socialiste, eshte nje avokati e shemtuar e aferave te zeza te Edi Rames, te cilat sigurisht nuk mund te mbrohen as me argumente juridike dhe as me konferenca shtypi te vartesve te Edi Rames, ne parti apo ne bashki qofshin keta.
A eshte e vendosur mazhoranca per ta vazhduar hetimin ne kete komision, pavaresisht pretendimeve te perfaqesuesve te bashkise dhe PS?
Ne jemi te vendosur qe ky komision te vazhdoje, sepse ai tashme eshte nje vendim i Parlamentit shqiptar. Pretendimet e kundershtareve, tane qe ky komision eshte ngritur per fushate elektorale, nuk mbeshteten asgjekund. Por edhe sikur te ishte ngritur per kete qellim, nuk do te ishte fundi i botes, sepse tek e fundit do te ishte pjese e debatit politik. Por une mund te them se ne nuk kemi nevoje per nje komision parlamentar, per te mundur Edi Ramen, po keshtu ne nuk kemi nevoje fare per te bere fushate per ta cuar ate ne disfate, pasi shenjat e humbjes se tij tashme jane shume te qarta. Dhe kjo nuk ndjehet vetem ne kontrastin e madh, mes takimeve te te dy kampeve ne te gjithe vendin, por edhe nga sinjale te tjera, qe nga perralla apo legjenda e kartave te identitetit, e deri tek ankesat e punonjesve te bashkise, apo vartesve te Edi Rames, brenda Partise Socialiste. Por ne e kemi ngritur kete komision hetimor, per shkak se Rama kaloi cdo limit dhe afat. Kjo sidomos ne mbledhjet e fundit te keshillit te bashkise, ku nje grup ortakesh, apo miqsh te kartelit te tij, ne driten e diellit dhe pa ju dridhur qerpiku, i lejuan vetes qe te votojne per lejet e njeri tjetrit, qe do te thote per lejet e Rames. Vetem ne mbledhjen e fundit te KRT-se, nga 28 leje te dhena, 19 i perkasin vetem nje studioje ligjore, studios "Atelie 4". Ky eshte nje skandal dhe nje shperdorim brutal i pushtetit dhe pikerisht per keto arsye ne vendosem te ngrinim nje komision hetimor, duke e cmuar ate si nje detyrim ndaj qytetareve te Tiranes, por edhe si nje detyrim ndaj cdo qytetari shqiptar.
Cili do te jete hapi tjeter i mazhorances, pas mbylljes se hetimeve ne komision, a do te kerkohet ndjekja penale e Rames, nese akuzat faktohet?
Une nuk mund te paragjykoj vendimet e raportit apo te nje komisioni hetimor, i cili eshte ne fazen fillestare te punes se tij. Por ajo qe bie ne sy, ne nje veshtrim te percipte eshte fakti qe ne nje fare menyre, perfaqesuesit e bashkise se Tiranes, vete Edi Rama, por edhe vartesit e tij ne PS, po pranojne se objekti i komisionit, qendron ne te gjithe permasen e tij. Askush deri me sot, duke nisur nga vete Rama apo edhe varesit e tij kudo qe jane, nuk kane thene se skandalet me lejet e ndertimit dhe me planin rregullues te kryeqytetit, nuk kane ndodhur. Kjo na ben ne, qe te besojme se komisioni hetimor do te vertetoje qe ne bashkine e Tiranes, abuzimet jane jashte cdo lloj limiti. Raporti i ketij komisioni pervec se do t'i paraqitet Parlamentit, sigurisht do t'i paraqitet edhe organeve te drejtesise. Ky raport do t'i adresohet edhe institucioneve te tjera, por kryesisht ky raport do t'i drejtohet qytetareve te Tiranes dhe cdo qytetari shqiptar, pavaresisht faktit se jemi ne prag te fushates elektorale.
Ne rolin tuaj si kryetari i grupit parlamentar te PD-se, cilat do te jene nismat e rendesishme qe do te kalojne ne kete muaj te fundit, te veprimtarise se Kuvendit?
Parlamenti eshte ne fund te mandatit te tij dhe une nuk besoj se do te kete ndonje nisme te re qe te krijoje ndonje befasi. Kjo jo vetem per faktin se kohen e kemi te kufizuar, por sic e dini ne parlament mungon edhe opozita. Gjykoj se kjo mungese eshte teresisht absurde, e cila lidhet gjoja me kerkesen per kartat e identitetit falas per te gjithe qytetaret. Arsye kjo qe nuk qendron ne te gjithe dimensionin e saj. Ky eshte nje pretendim i cili perfaqeson ne fakt friken nga humbja te Partise Socialiste. Por nga ana tjeter ky bojkot eshte edhe nje perpjekje per te njollosur nje proces, i cili eshte brenda te gjithe standardeve demokratike dhe do te sjelle zgjedhje te lira dhe te ndershme, me 28 qershor. Mungesa e opozites, sigurisht nuk lejon qe parlamenti te ndermarre nisma te medha, sidomos ato qe kerkojne nje shumice prej 84 votash. Ndaj besoj qe Parlamenti do te konsumoje me qetesi ditet e tij te fundit tij, duke e mbyllur kete legjislature ne menyren me dinjitoze te mundshme. Te mos harrojme qe ky eshte Parlamenti i reformave te medha, Parlamenti qe i hapi rrugen nenshkrimit te MSA-se dhe sidomos anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
Opozita ka shtuar pretendimet dhe kerkesat ndaj qeverise, per procesin e shperndarjes se kartave te identitetit. Sa e hapur eshte mazhoranca per kerkesat e vazhdueshme te PS-se?
Gjate gjithe kesaj kohe dhe ketyre debateve, mazhoranca ka qene gjithmone e hapur. Ajo nuk ka qene asnjehere refrektare dhe ka te bere me te miren e mundshme qe cdo qytetar shqiptar te kete mundesine per t'u pajisur me karten e identitetit, perpara 28 qershorit, ne menyre qe askujt mos t'i mohohet e drejta e votes. Por i gjithe debati politik i ketyre diteve ka qene i stisur dhe nje debat me ngarkesa politike dhe qellimkeqija, nga ana e opozites. Ajo kartat e identitetit, kerkon t'i perdore si nje karte e nje humbje te pritshme ne zgjedhjet e ardhshme, si nje karte per te cenuar procesin dhe si nje alibi e kryetarit te PS-se per te mos u shkeputur teresisht nga politika, pas humbje ne zgjedhjet e 28 qershorit. Pra mazhoranca edhe ne ditet e fundit, ka qene teresisht fleksible dhe teresisht e hapur, per te pranuar te gjitha kerkesat e arsyeshme te opozites dhe te partnereve nderkombetare. Nderkohe qe nga pala tjeter ka pasur nje qellim diabolik, per te krijuar veshtiresi krejtesisht te panevojshme dhe artificiale, te cilat sigurisht qe do te demtonin procesin.
Gara per kryetarin e PD-se ne Tirane, ka krijuar nje zhurme te madhe mediatike. Si i gjykoni akuzat e bera ne kuader te kesaj gare, nga deputeti Besnik Mustafaj, kundrejt perfaqesuesve me te larte te PD-se?
Tirana eshte dega kryesore e Partise Demokratike, por une nuk mund ta shkepus ata nga i gjithe procesi, teresisht modern, transparent, koheziv dhe luajal qe ka karakterizuar zgjedhjet brenda PD-se ne te gjithe vendin. Sigurisht ne Tirane, sensibilitetet dhe ambiciet politike jane me te medha. Kjo jo vetem per shkak te dimensionit qe ka kjo dege ne raport me deget e tjera te partise, por edhe per kualitetet dhe peshat politike qe marrin pjese ne garen e Tiranes. Por gjithsesi, ne ende nuk mund te flasim per nje gare zyrtare, ndonese ka pasur here pas here debate mediatike per kete ceshtje. Sepse statuti i Partise Demokratike percakton se eshte kryesia ajo qe vendos se cilet do te jene politikanet qe do te garojne per kreun e PD-se ne kryeqytet. Ajo qe dihet deri tani eshte fakti se ka pasur nje numer te madh te propozuarish nga seksionet dhe e demokrateve te kryeqytetit dhe nga kjo teresi do te perzgjidhen disa nga emrat te cilet do te ndeshen ne ate qe quhet Kuvendi i Tiranes. Une nuk dua te komentoj debatet mediatike, te cilat kane pasur ngarkesa emocionale ndonjehere krejtesisht te panevojshme dhe krejtesisht te evitueshme, aq me teper kur ato behen jashte kontekstit te nje gare normale brenda llojit. Per sa kohe qe kandidatet ende nuk jane caktuar nga kryesia, polemikat duken me shume si pengje te vjetra apo shfrime dufesh, te akumuluara ne kohe, por qe nuk kane lidhje direkte me pretendimet per t-u bere kryetar i deges se Tiranes. Por ajo qe mund te them lidhet me faktin se une besoj se Kuvendi i Tiranes do te jete nje kuvend model, ashtu sic jane organizuar te gjithe kuvendet e PD-se ne rrethet e tjera te vendit.
Kur do te mblidhet Kuvendi i Tiranes, per zgjedhjen e kryetarit te kesaj dege?
Besoj se brenda dyjavorit te pare te majit, ne do te kemi kuvendin e deges se Tiranes, qe do te zgjedhe kryetarin e ri dhe forumet e tjera te kesaj dege.
Perfaqesues te larte te PD-se, po keshtu edhe ju, keni nisur nje tur paraelektoral ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. A do te vazhdojne takimet me qytetaret dhe cilat do te jene hapat e tjere te PD-se, ne kuader te fushates zgjedhore?
Ajo qe ju e konsideroni si tur paraelektoral, ka qene nje numer i madh takimesh qe drejtues te Partise Demokratike dhe anetare te kabinetit Berisha, kane zhvilluar ne mbare vendin. Ky ka qene nje tur komunikimi dhe nje tur dialogu me qytetaret, per te bere nje lloj bilanci te qeverisjes se kater viteve. Por mbi te gjitha ky tur, ka sherbyer per te thithur mendimet e zgjedhesve dhe qytetareve dhe nevojat e tyre per hartimin e nje programi te ri qeverises per nje mandat tjeter kater vjecar pas ketij qe po kalojme. Ky ka qene nje tur i cili ne teresine e vete ka funksionuar mire dhe kudo ne kemi gjetur nje klime pozitive dhe entuziaste. Kjo nuk ka te beje vetem me strukturat e PD-se, por ne pergjithesi me zgjedhesit shqiptare, pasi takimet tona kane qene masive. Ky lloj komunikimi dhe dialogu tashme nuk mund te ndalet deri ne zgjedhjet e 28 qershorit. Nga ana tjeter ne jemi duke punuar te gjitha strategjite dhe te gjitha format e tjera te te berit fushate, pavaresisht se fushata zyrtare nis me 28 maj. Por kjo date, nuk na pengon ne per te takuar cdo dite qytetaret dhe zgjedhesit, kudo qe ata jane.