E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, mbeshtetje per ne BE

Greqia mbeshtet fuqishem anetaresimin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian dhe liberalizimin e vizave, per qytetaret shqiptare. Ky ishte mesazhi qe percoi dje ne Tirane kryeministri grek, Kostas Karamalis gjate takimit qe zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha. Ne kete takim te ngrohte mes dy kryeministrave, u theksua miqesia e mire mes dy vendeve dhe u diskutua ne lidhe me projektet energjetike rajonale. Kryeministri Berisha dhe homologu i tij Karamalis, theksuan rendesine e minoritetit grek dhe emigranteve shqiptare ne Greqi, duke u zotuar se do te merrnin masa per permiresimin e jetes se tyre. Kryeministri grek, ne fjalen e tij theksoi se bashkepunimi me Shqiperine eshte rritur edhe me nenshkrimin e marreveshjes per varrezat e ushtareve grek, te rene ne Shqiperi gjate luftes italo-greke, me 1940-1941. Po dje mes ministrit te Jashtem, Basha dhe ministres greke Bakojanis, u nenshkrua marreveshja, "Per delimitimin e zonave te tyre perkatese te Shelfit Kontinental dhe zonave te tjera detare, qe u perkasin ne baze te se drejtes nderkombetare".

Berisha

Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen ndaj Greqise ne lidhje mbeshtetjen per anetaresimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Sipas tij, marredheniet politike mes dy vendeve jane te shkelqyera dhe te shendetshme.

"Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato jane zgjidhur nepermjet shpirtit te dialogut dhe bashkepunimit", deklaroi Berisha. Sipas kreut te qeverise shqiptare, biznesi grek ne Shqiperi ishte shume i pranishem dhe kjo ishte nje tjeter menyre per t'i bere marredheniet me te ngushta. Kryeministri tha se mes paleve, po punohet per projekte te perbashketa energjie. Per, nje ceshtje e diskutuar ne takim ishte renia dakord qe ministrite te punojne se bashku per te zgjidhur problemet e pensioneve, si per emigrantet tane atje dhe per qytetaret greke. Nderkohe, duke permendur aplikimin per ne BE, ai tha se eshte i angazhuar per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Karamalis

Kryeministri grek deklaroi dje, se vendi i tij ishte nder te paret qe mbeshteten integrimin e Shqiperise ne BE dhe vleresoi se aplikimi i Shqiperise per statusin e vendit kandidat, do te mbeshtetej fuqishem nga Greqia. Sipas Karamalis, Shqiperia i ka dyert e hapura edhe per liberalizimin e vizave per qytetaret e saj, por me pare duhet te plotesoje disa kritere.

"Greqia ishte gjithashtu midis te pareve, qe pa shume pozitivisht perspektiven e liberalizimit te regjimit te vizave, ashtu sikurse eshte vene ne dukje ne axhenden e Selanikut, ne vitin 2003", deklaroi kryeministri grek. Por sipas kreut te qeverise greke per te ndermarre kete rruge te rendesishme, duhet te zhvillohen zgjedhje sipas standardeve evropiane dhe duhen aplikuar ligjet. Kryeministri Karamalis e vuri theksin edhe te lufta kunder korrupsionit dhe respektimi i plote i te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Ne kete kuader, ai theksoi se minoritetit grek eshte nje ure e rendesishme per lidhjen mes dy vendeve. Po keshtu kreu i qeverise greke, theksoi se emigrantet shqiptare ndikojne pozitivisht ne ekonomine e te dy vendeve. Po keshtu Karamalis, foli edhe per rendesine e pjesemarrjes se Shqiperise ne proceduren e Athines, nje iniciative greke qe ka te beje me krijimin e nje tregu te perbashket energjie ne Evropen Juglindore.

Karamanlis: Zgjedhjet, sipas standardeve

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ne Shqiperi duhet te zhvillohen sipas standardeve nderkombetare. Keshilla u dha dje ne Kuvend, nga kryeministri grek Kostas Karamanlis, i pranishem ne Shqiperi, per nje vizite zyrtare. Sipas tij, Bashkimi Evropian i jep rendesi te madhe zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ndaj kjo duhet te jete paresore per vendin. "Bashkimi Evropian, i jep rendesi zhvillimit te zgjedhjeve sipas standardeve nderkombetare, shtetit te se drejtes, perballimin e korrupsionit dhe respektimin e te drejtave minoritare", u shpreh kreu i qeverise greke. Ne respekt te tij, te pranishem ne salle ishin dhe deputetet e opozites, ndonese prej me se nje jave kane deklaruar bojkotimin e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, per problemet sipas tyre ne pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti. Para deputeteve, kryeministri grek, u ndal nder te tjera dhe tek minoriteti grek ne Shqiperi, duke e vleresuar si shume te rendesishem dhe nje ure miqesie mes dy vendeve. Gjate fjales se mbajtur ne foltoren e Kuvendit, Karamanlis, nuk harroi te vleresoje dhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Kam mbeshtetur integrimin euroatlantik te Shqiperise. Me anetaresimin ne NATO, hapet nje kapitull i ri historik edhe per rajonin, pasi Shqiperia mund te kontribuoje ne nje klime konstruktive", u shpreh kreu i qeverise greke.

Prezenca

Partia Socialiste, theu dje premtimin se nuk do te shkele me ne Kuvend, per sa kohe nuk do te zgjidhet ceshtja e kartave te zgjedhesve. Deputetet e selise roze, moren pjese ne seancen e pasdites, ne respekt te pranise dhe pershendetjes nga kryeministri grek Karamanlis.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›