Gara e Bahreinit, më 30 tetor

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 20:24
Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone ka diskutuar për garën për Shpërblimin e Madh të Bahreinit, e cila ishte ri-integruar në Botëror pasi ishte anuluar për shkak të trazirave në shtetin arab.
“Nuk kemi ende ide se çka do të ndodh. Do të ishte mirë që ta spostojmë në fund të sezonit. Nëse do të ketë probleme atje, nuk do të shkojmë. Mund ta vendosim datën 30 tetor, apo më vonë. Nuk duhet të nxitojmë”, tha Ecclestone për të përditshmen ‘Times’.
Gara e Bahreinit ishte paraparë të zhvillohej më 13 mars, por ajo ishte shtyrë për një datë tjetër. Kjo datë duket të jetë 30 tetori. Kurse, gara për Shpërblimin e Indisë do të zhvillohet në fund të sezonit.