E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë deputetë serb në përbërjen e re parlamentare

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 19:30

Dhjetë deputetë serb do të jenë pjesë e përbërjes së re parlamentare, pas fitores së tyre në kuadër të koalicioneve brenda VMRO-DPMNE dhe LSDM-së.

Në radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE kanë fituar mandatet e deputetëve rreth 6 kandidatë serb, ndërsa në radhët e LSDM opozitare janë rreth 4 deputetë.

Në VMRO-DPMNE dhe partitë tjera kanë fituar mandate: Kosana Nikoliq-Mazneva, Malisha Stankoviq, Ivan Stoilkoviq, Blagorodna Duliq, Vladanka Aviroviq, Lubisav Ivanov-Cingo me origjinë dhe lidhje serbe. Nga ana tjetër, nga radhët e LSDM kanë fituar katër deputetë: Tanja Tomiq, Dragisha Miletiq, Emilijan Stankoviq, Svetlana Vucetiq, etj.

Këto kandidatë i kanë fituar mandatet e deputetëve kryesisht si pjesëtarë të partive më të mëdha maqedonase, ndërsa nga një prej tyre kanë fituar në emër të partive të vogla serbe në kuadër të koalicioneve.

Si pjesë e koalicioneve brenda këtyre dy blloqeve politike maqedonase janë edhe disa deputetë turq, boshnjak dhe rom, por në numër më të vogël. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›