E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e OSBE’së për fotografi

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 09:02

OSBE dhe Lituania, si kryesuese e radhës, organizojnë garën e fotografisë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e transportit dhe energjisë së qëndrueshme. Gara ndërlidhet me forumin vjetor ekonomik dhe mjedisor të OSBE’së që mbahet në Pragë (14-16 shtator), me fokus në promovimin e energjisë së qëndrueshme dhe transportit.

Fotografët, qoftë profesionistë apo amatorë, banorë të hapësirës së OSBE’së dhe të shteteve partnere, ftohen që para 31 korrikut të paraqesin fotografitë e tyre që ilustrojnë rëndësinë e transportit të qëndrueshëm dhe energjisë. (për aplikim shiko linkun: www.osce.org/eea/photo2011)

Juria ndërkombëtare do të përzgjedhë finalistët dhe dy fitues, ndërsa vendi i tretë do të përzgjidhet nga votimet online.

Fituesi i parë do të ftohet për udhëtim në Pragë, për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit në margjinat Forumit Ekonomik dhe Mjedisor (14-16 shtator) dhe të marrë një çmim që përmban pajisje fotografimi. Kostot e udhëtimit, vizës dhe akomodimit mbulohen nga organizatori. Vendi i dytë dhe të tretë gjithashtu fitojnë pajisje fotografimi.

12 fotografët finalistë punimet e tyre do t’i ekspozojnë gjatë Forumit Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE’së në Pragë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›