E Enjte, 5 Nëntor 2026

I nxehti “sulmon” të sëmurët me zemër

Mbi 55 mijë thirrje për ndihmë mjekësorë dhe rreth 11 mijë misione në banesë janë menaxhaur nga Urgjenca Kombëtare mjekësore gjatë muajit të fundit. Telefonatat më të shpeshta janë si pasojë ë të nxjehtit ekstrem i cili po shkakton dëmë të jashtëzakonshme tek të sëmurët me zemër, të cilët sipas Skënder Bratajt, shefit te urgjencës Kombëtare, zënë majën e piramidës së thirrjeve për ndihmë .
Brataj kujton se këta të sëmurë përvec se duhet të përshtasin oraret e lëvizjeve dhe rregjimin ushqimor duhet të pmodifikojnë edhe trajtimin medikamentoz të tensionit tek mjekët që ndiqen rregullisht pasi nuk mundet të vijojnë me t njëjta doza ilacësh në këto ditë të nxehta
Situata ndërlikohet edhe më shumë thotë Brataj nga asimptomatikët që janë bartës të variantit Delta , të cilët sipas tij janë më të shumtë në numër nga ccfarë thonë statistikat
Për të mbajtur larg spitalin në këto ditë përvëluese , Brataj këshillon të pavaksinuarit të imunizohen menjëherë gjatë këtij muajit të hapur për vaksinim ndërsa të smëurët kronikë dhe fëmijët të reduktojnë në maksimum daljen jashtë e të ushqehen sëhndetshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›