E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, protestë për zbatimin e ligjit të ri

Greqi

Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë demonstruar dje në Athinë kundër ligjit të ri të emigracionit. Demonstrata ka ardhur për arsye se edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga botimi në gazetën zyrtare të qeverisë greke, ligji i ri i emigracionit nuk ka filluar të zbatohet në asnjë bashki. Sipas emigrantëve, edhe ato përmirësime që iu bënë ligjit të emigracionit të vitit 2005, ende nuk zbatohen qëllimisht nga zyrat e emigracionit. Me ligjin e ri, emigrantët që rinovojnë lejen e qëndrimit afatgjatë duhet të paguajnë 600 euro secili, por në bashki, në zyrat e emigracionit, i detyrojnë emigrantët që të paguajnë nga 900 euro. Askush në zyrat e migracionit nuk të sqaron përse nuk zbatohet ligji i ri dhe të përcjellin, duke të thënë që ende nuk ka ardhur urdhëresa qeveritare. Gjithashtu, edhe premtimi i Jorgos Papandreus, Kryeministrit grek, për dhënien e shtetësisë greke gjithë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Greqi dhe të gjithë fëmijëve të emigrantëve, që edhe pse nuk kanë lindur në atje kanë bërë 6 vjet shkollë fillore, ende nuk ka filluar të zbatohet. Këto dhe një sërë arsyesh të tjera kanë detyruar emigrantët të dalin në protestë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›