E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e zogjve

Në përpjekje për të ndryshuar jetët e tyre të mërzitshme, tre vëzhgues amatorë të zogjve fillojnë një garë se kush do të shohë më shumë zogj brenda një viti. Njëra prej komedive më të adhuruara në Hollywood javën e ardhshme në DigiGold.

Tre persona për të ndryshuar jetët e tyre të mërzitshme, si vëzhgues amatorë të zogjve, fillojnë një garë se kush do të shohë më shumë zogj brenda një viti.

Por shumë shpejt gara miqësore, kthehet në një mision qesharak përmes gjithë vendit dhe secili prej tyre do të kuptojë se për të fituar duhet të sakrifikosh, por ama suksesi nuk është gjithçka.

Ky është filmi “The Big Year” të cilët hynë në këtë garë që është sa e çuditshme edhe e vështirë. Ata udhëtojnë nëpër Amerikën Veriore me këmbë, biçikleta, helikopter dhe me makina që i marrin me qira por udhëtimet e tyre përcillen me pyetjen: Cili do ta sheh më së shumti lloje të zogjve.

Me regji të David Frankel (“The Devil Wears Prada,” “Marley & Me”) dhe me rolet kryesore të Jack Black, Steve Martin dhe Owen Wilson si rival dhe luftëtar i zoologjisë, “The Big Year” është njëri prej filmave që ju kënaq së qeshuri. Për një orë e gjysmë është vështirë të shihni një film të këtillë me kaq shumë ecejake, kaq shumë gjëra që ne nuk i kemi parë më parë.

Në të ka shumë humor, shumë gjëra që nuk i njohim e që përcillen edhe me gjëra edukuese. Aty shohim që në SHBA ka ende kauboj, ka ende njerëz që krenohen që bëjnë vetëm punën e tifozit por edhe shumë gjëra të tjera.

Ky udhëtim është edhe një pushim për ta, në kuptimin e madhështisë pasi që të tre personat lidhën shumë mirë me natyrën duke u bërë pjesë e saj dhe duke kuptuar se disa gjëra janë më të mira kur i shijon në natyrë.

Kjo është ajo që quhet lidhje e njeriut me botën dhe “Big Year” e bën këtë duke na treguar një gjë shumë të rëndësishme për jetën dhe krenarinë që na shoqëron.

---------

THE BIG YEAR

Regjia: David Frankel; skenari: Howard Franklin, bazuar në tregimin e Mark Obmascik; drejtor i forografisë: Lawrence Sher; montazha: Mark Livolsi muzika: Theodore Shapiro; dizajner: Brent Thomas; kostumet: Monique Prudhomme; producentë: Karen Rosenfelt, Stuart Cornfeld dhe Curtis Hanson; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë 40 minuta.

Aktorë: Steve Martin (Stu Preissler), Jack Black (Brad Harris), Oëen Ëilson (Kenny Bostick), Brian Dennehy (Raymond), Anjelica Huston (Annie Auklet), Rashida Jones (Ellie), Tim Blake Nelson (Fuchs), Rosamund Pike (Jessica), Dianne Wiest (Brenda) dhe JoBeth Williams (Edith).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›