Vampiri i etur

Pas 200 vjetësh i groposur, ai zgjohet në vitin 1972 dhe rikthehet në shtëpinë e fëmijërisë. Por, në vend të luksit e suksesit, ai gjen pasardhësit e tij të cilët s’janë dhe aq të aftë dhe kanë shumë nevojë për ndihmë. Problemi është se ish e dashura e tij nuk e ka harruar ende thyerjen e zemrës.
Ky është njëri prej filmave më të shikuar dhe me të bukur i punuar nga duart e regjisorit të njohur Tim Burton, që paraqet vajzat e bukura dhe plot jetë dhe djemtë e vdekur e të zbehtë të cilët vrapojnë pas tyre.
Ky është aktori Johnny Depp që në rolet e tij asnjëherë nuk mungon përkushtimit. Madje, roli i tij është njëri prej roleve më të realizuara sipas kritikës amerikane në vitet e fundit. Përderisa Barnabas Collins, një pasardhës i një familjeje të pasur, por që pa dashje janë kthyer në vampirë, Depp nga fytyra e bardhë do të këtë një fytyrë të zbehtë ashtu sikurse e kanë vampirët.
Barnabas zgjohet në vitin 1972 sikurse në ditët e vjetra me emrin Rip van Winkle, por tashmë edhe më i etur duhet se për çka, por të pirë gjakun e njeriut dhe ata më vonë të kthehen në monstrumë.
Burton bën një punë të mirë me detale, duke justifikuar edhe anën makabre të filmit duke bërë kështu një film më të mirë sesa kultet e viteve 1966-1971.
“Dark Shadows” pritet që të jetë një film kult që paraqet Barnabas si një hero vampir që dashurohet por ai është ndryshe nga Bram Stoker dhe Dracula i tij sepse është i bazuar në romanin e dashurisë “Pride and Prejudice”.
Kurse kjo lojë e bukur e Barnabas bëhet shumë mirë nga Depp, ku shikuesi kënaqet duke e shikuar atë, duke e shikuar atë se si ai luan një lojë të vampirit me ndjenja njerëzore, një vampir të dashuruar, një shpirt demoni i dashuruar, atëherë do të kënaqemi më këtë.
Barnabas ka fat të mirë pse është një dashnor vampir, por karakteri i tij është edhe një anë tjetër e asaj që ne e shohim. Ai duket sikurse vjen nga një tjetër planet, me syze të diellit dhe syze të errëta dhe një cadër shumë interesante. Barnabas në një farë mënyre na paraqet periudhën e fundit të jetës së këngëtarit Michael Jackson.
Ashtu sikurse Edward Scissorhands dhe Ed Ëood, disa prej karaktereve që mbahen mend për role të Johnny Depp, njëjtë është edhe Barnabas. Të gjitha gjërat kanë të bëjnë me gjakun. Këto ndjenja mbesin të ai sepse ai është një i tillë. Ai pos gjakut dhe dashurisë është i dhënë edhe pas lodrave të ndryshme të fëmijëve por edhe për gjëra të ndryshme.
Filmi po ashtu është i dekoruar edhe me iluzione kinematografike. Një stil ky i ri në industrinë e Hollywoodit e që është provuar edhe tek aktorë të njohur si Jack Nicholson. Kësaj radhe ai është punuar shumë mirë nga regjisori Burton.
Në tregim do të zbuloni se çfarë është në gjendje të bëj dashuria e vërtetë, për ata që ju intereson. Si është ajo kur në këtë mes hynë edhe puna por që një person del kundër të gjithave vetëm që të arrij tek personi që e adhuron.
“Dark Shadows” ndoshta nuk është filmi më i realizuar i Burton por është një fil,m shumë i mirë, më efekte të mira vizuale ;përderisa skenat duken reale duke filluar edhe nga ato të dhunës e deri tek skanet tjera. Kjo i jep atij edhe një vlerë të lartë kulturorë, më të lartë sesa e shohim tek “Planeti i majmunëve sepse thjesht është një film klasik por i ndërtuar me një nivel të lartë kulturorë dhe i bazuar në një tregim të mesjetës.
Në Dark Shadows do të shihni një bukuri të paparë edhe të luftës së Vietnamit dhe ushtrive të cilat kanë luftuar që edhe në vendet e tjera të këtë liri ashtu sikurse në SHBA.
E tërë kjo mrekulli kinematografike do të shfaqet në DigiGold gjatë tërë javës së tretë të nëntorit dhe atë për vetëm një euro.
------
Dark Shadows
Regjia: Tim Burton; Skenari: Seth Grahame-Smith, bazuar në tregimin e John August dhe Grahame-Smith dhe serialin televiv të bërë nga Dan Curtis; drejtor i fotografisë: Bruno Delbonnel; montazha: Chris Lebenzon; muzika: Danny Elfman; producentë: Rick Heinrichs; kostumograf: Colleen Atëood; producentë: Richard D. Zanuck, Graham King, Johnny Depp, Christi Dembrowski dhe David Kennedy; distributor:Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 53 minuta.
Aktorë: Johnny Depp (Barnabas Collins), Michelle Pfeiffer (Elizabeth Collins Stoddard), Helena Bonham Carter (Dr. Julia Hoffman), Eva Green (Angelique Bouchard), Jackie Earle Haley (Willie Loomis), Jonny Lee Miller (Roger Collins), Bella Heathcote (Victoria Winters /Josette DuPres), Chloë Grace Moretz (Carolyn Stoddard), Gully McGrath (David Collins), Ray Shirley (Mrs. Johnson), Christopher Lee (Clarney), Alice Cooper (Alice Cooper) dhe Charlotte Spencer (Coat-Check Girl).