E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara koncensionare, Leva e Arkimedit për të kthyer Shqipërinë në superfuqi energjetike në rajon

02-06-2012 / Gazeta 55

Berisha vijon turin në Jug, përuron në Lukovë të Sarandës, HEC-in “Sasaj”


Kryeministri Sali Berisha vijon turin e përurimeve të veprave publike në jug të vendit. Sot, kreu i qeverisë u ndal në fshatin Lukovë të Sarandës, ku inagururoi përfundimin e punimeve për ndërtimin e Hidrocentralit “Sasaj”. Kryeministri vlerësoi se gara e koncesioneve ka qenë dhe mbetet një nga faqet më të ndritura në historinë e tregut shqiptar, Leva e Arkimedit për të ecur me shpejtësinë më të madh në synimin e shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi energjetike rajonale. “Qeveria ka firmosur me sektorin privat 104 kontrata për ndërtimin e 327 hidrocentraleve”- tha Berisha, ndërsa i ka cilësuar keqdashëse, ziliqare dhe meskine që frymëzohen nga interesa politike, ose interesa të bizneseve të ngushta, komentet që shoqëruan garën koncensionare. Ndërkaq Kryeministri kujtoi se deri më sot janë ndërtuar 47 hidrocentrale, ndërkohë që janë në proces 100 të tjerë. Shefi i qeverisë, bëri të ditur se së shpejti do të hyjë në treg edhe kaskada e Vjosës. Ky projekt u realizua me një investim prej 8.5 milionë Euro nga shoqëria koncesionare “Energo-SAS” sh.p.k, si dhe me mbështetjen financiare të Raiffeisen Bank. Hidrocentrali Sasaj ka një fuqi të instaluar prej 8.6 MË, e cila realizohet nëpërmjet dy agregateve Pelton vertikal. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë, parashikohet 35 milion këh. Hidrocentrali është i lidhur me sistemin e transmetimit nëpërmjet Linjës 35 Kv, Sasaj-Sarandë. Impaktet e këtij hidrocentrali janë pozitive veçanërisht në Zonën e Bregdetit, të cilat pritet të sjellin furnizim më të mirë me energji elektrike, punësim dhe ç’është më e rëndësishmja ndërtimi i tij është konform standardeve evropiane mjedisore. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço, deputetë të kësaj zone, drejtues dhe përfaqësues të shoqërisë ndërtuese, aksionerë të kësaj vepre, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›