“Votuesit shqiptarë folën!”, Begaj: Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë
Presidenti Bajram Begaj ka falenderuar të gjithë shqiptarët të cilët iu drejtuan ditën e sotme kutive të votimit.
Përmes një postimi zyrtar, Begaj u bën thirrje të gjithë personave që do të përfshihen në procesin e numërimit ta kryejnë këtë process me përgjegjësi dhe ndershmëri, duke siguruar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.
Kreu i shtetit thekson se votuesit folën, tani është koha që vota e tyre të nuëmrohet drejt dhe pa vonesë.
“Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.
Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.
Votuesit shqiptarë folën!
Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, shkruan Begaj.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
