Gara në PD, Olldashi : Kryetari i PD-së duhet të jetë në Parlament
Në ditën e fundit të fushatës për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka intensifikuar takimet me anëtarësinë duke u ndalur në Sukth, Rrashbull dhe Kashar. Ai kërkoi votën e demokratëve duke renditur edhe një sërë avantazhet që sipas tij I japin epërsi në këtë garë. Sipas Olldashit, kreu I ri I pd duhet të jetë deputet, duhet të ketë kaluar të gjitha shkallët e hierarkisë në parti apo të mos jetë I angazhuar rme të tjera përgjegjësi si rivali I tij.
Unë e njoh strukturën e Partisë Demokratike shumë mirë, sepse kam hyrë në PD si militant, sic keni hyrë ju të gjithë dhe pastaj kam ngjitur dhe kam zbritur shkallë deri sa kam arritur këtu, ku jam. Avantazhi i dytë që kam në këtë garë është eksperienca opozitare. Të gjithë ata që janë anëtarë të vjetër të Partisë Demokratike dhe militantë të vjetër, e dinë që një parti në opozitë vepron krejt ndryshe nga një parti në pushtet. Avantazhi i tretë është të qënit në Parlament. Debati politik atje e ka arenën dhe atje duhet të zhvillohet. Ne e kemi parë këto vite, kur ne kemi qenë në pushtet se sa i pabarabartë ka qenë debati në parlament. Ju të gjithë e dini që në asnjë ditë të vetme, në asnjë seancë të vetme Sali Berishën, nuk e konkuroi kush në Parlament. Sepse nuk kishte asnjë autoritet që t’i diltë përballë Berishës. Tani duhet të shikojmë inversin, aty do të jetë kryeministri i atyre dhe duhet patjetër që aty të jetë kryetari i opozitës. E fundit që është avantazh, është koha. Unë e kam të gjithë kohën në dispozicion të reformës dhe ristrukturimit të Partisë dhe Partia Demokratike në këtë moment ka nevojë për shumë kohë, sepse ka nevojë për shumë reformime dhe ristrukturime, të cilat duhet të ndiqen me precedence ka theksuar Olldashi.
Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhët të ndërtojë një veprim politik të strukturuar për të rrëzuar brenda dy vjetësh, mazhorancën që rithmeloi Partinë e vjetër të punës.
Opozita nuk është cështje numrash, opozita është cështje morali, zemre che intiligjence. Nëse ne me shpejtësi do t’ju japim qytetarëvë shqiptarë një kartë të fortë morale, nëse ne me kurajo do t’i dalim kundësrhtarit tonë përballë dhe nëse ne me inteligjence do të ndërtojmë një veprim politik të strukturuar, ne kundërshtarin tonë e rrëzojmë në përballjen e parë , pas dy vjetësh. Ne duhet të pergatitemi të rrëzojmë mazhorancën pas dy vjetësh në zgjedhjet lokale. Nuk kemi dhe nuk mund të kemi asnjë objektiv tjetër tha ai.
Në takimet përmbyllëse në Kashar, Olldashi ritheksoi se grupseksionet e Tiranës duhet të kenë kompetencat e degëve për shkak të dendësisë së popullësisë.