Rembrandt van Rijn nderohet me një grafikë nga Google doodle
Përvjetori i 407-të i Rembrandt van Rijn, piktorit dhe grafistit të njohur holandez është nderuar këtë javë prej Google me një doodle speciale. Rembrandt pranohet pa asnjë mëdyshje, si një nga piktorët më të njohur holandezë dhe një nga më të rëndësishmit e historisë holandeze dhe botërore të artit
I lindur më 15 korrik të 1606, ai e arriti suksesin herët me piktura portretesh, duke përfshirë edhe disa autoportretet të vetat. Disa nga punët e tij më të mira përshijnë: Mësimi i Anatomisë së Dr. Nikolas Tulp, 1632; Gostia e Belshazarit, 1635; Roja e Natës 1642; Bathsheba në banjë, 1654; Anëtarët e esnafit të tekstileve, 1662.
Kurse Stuhia në detin Galile 1633 mungon ende që pas vjedhjes që iu bë nga mjediset e muzeumit Isabella Stewart Gardner më 1990. Kontributi i tij në art erdhi në kohën e një periudhe të themi begatie dhe arritjesh kulturore që historianët e njohin si periudha e artë holandeze.
Vitet e fundit të Rembrandit ishin të mbushura me tragjedi personale dhe probleme të shumta financiare. Vdiq më 1669.
Arritjet e tij më të mëdha krijuese janë veçanërisht të shqueshme me portretet e veta të bashkëkohësve të vet, autoportretet dhe ilustrimet e skenave të Biblës.
Forma që zgjodhi për autoportretet e veta është unike dhe një autobiografi e qartë më të cilën vetë autori e shikon veten pa mendjemadhësi dhe me një sinqeritet të lartë.
(er.nu/Milosao/BalkanWeb)