E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara në Ranch

Mundësitë e festimit të datës së 1 majit janë shtuar sivjet edhe me aktivitete të garave të kuajve dhe kalërimit. Kjo do të ndodhë në Ranchin e Mazgitit, pesë kilometra larg Prishtinës, në drejtim të qytetit të Mitrovicës. Pos garave të kuajve, aty do të ketë edhe gara të motorëve, veturave dhe shumë aktivitete tjera. Gjithashtu do të ketë edhe hapësira për qëndrim dhe ushqim.

Njëri prej organizatorëve të këtij aktiviteti është edhe pronari i Hotel Prishtinës, Blerim Islami. Ai bashkë me Shoqatën e Kalorësve kanë organizuar këtë kalërim për ditën e një majit, për t`u dhënë mundësi përjetimi edhe qytetarëve që adhurojnë këtë aktivitet sportiv. Në saje të interesimit të njerëzve, Islami thotë se do të organizojë një iniciativë edhe për krijimin e një federate të kalorësve.

“Do të jetë një ditë plotë aktivitete dhe besoj se qytetarët e Kosovës mund të kalojnë një festë të mirë në atë hapësirë aktivitetesh”, tha Islami.

Organizatorëve të këtyre aktiviteteve sportive u kanë konfirmuar pjesëmarrje edhe kalorës nga vendet tjera jashtë Kosovës. Pjesëmarrja, sipas tyre, pritet të jetë e madhe.
Ata ftuan edhe qytetarët nga të gjitha anët t`u bashkohen me këtë datë festive aktiviteteve , të cilat fillojnë prej orës 10 00 të mëngjesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›