Gara në Tiranë, Rama- Basha, vendos njësia 5

Kur mungon rezultati i vetëm i 16 kutive, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha i prin garës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, përballë kandidatit të opozitës, Edi Rama.
Sipas të dhënave që vijnë nga gazetarët e RTV "Ora News" të shpëndarë në të gjitha KZAZ-të e Tiranës, kandidati Basha kryeson garën me një diferencë të ngushtë.
Lulzim Basha kryeson me 120 172 vota, kundrejt 119 878 votave të kryesocialistit dhe njëkohësisht kandidatit të opozitës, Edi Rama.