E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara në Tiranë, Rama- Basha, vendos njësia 5

Duket se 16 kutitë e njësisë 5 në kryeqytet do të jenë edhe përcaktueset se kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë më të madhe të vendit.
 

Numërimi në këtë njësi bashkiake është ndërprerë gjatë natës për të nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
 

Deri më tani kur kanë mbetur edhe 16 kuti pa numëruar, kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 294 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.
 

Sipas të dhënave që vijnë nga gazetarët e RTV "Ora News" të shpëndarë në të gjitha KZAZ-të e Tiranës, kandidati i mazhorancës Basha ka marrë 120 172 vota, ndërsa kandidati i opozitës Edi Rama ka marrë 119 878 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›