E Diel, 1 Nëntor 2026

Deficiti i demokracise ne Evrope

Nga "The Herald Tribune"

Pa zgjedhje demokratike, 27 shtetet anetare te BE-se se shpejti do te zgjedhin presidentin e perhershem te Unionit. Presidenti do te "dale ne siperfaqe" pas diskutimeve joformale. Kaq sa i perket demokracise. Se shpejti, super-shteti i Evropes do te kete mbi 100 ambasada ne gjithe boten. Ne keto ambasada do te punojne diplomate me paga te larta, te cilet nuk do t'u japin llogari qytetareve. Traktati i Lisbones koncentron me shume kompetenca ne Bruksel dhe u ofron me pak mundesi shteteve individuale qe te bllokojne me veto ligjet evropiane. Pushteti po koncentrohet, nuk po shperndahet. Miliona qytetareve evropiane kjo nuk u ka pelqyer aspak, por ata kane qene te detyruar ta pranojne kete. Keto ndryshime te medha nenkuptojne se Evropa duhet te filloje te veproje me pergjegjesi dhe me nje vizion me te madh, si ne fushen e brendshme ashtu edhe ne arenen nderkombetare. Sipas mendimit te eksperteve, tri ceshtje duhet te adresohen menjehere. Ceshtja e pare eshte rremuja qe po vazhdon ne Ballkan. Si mund te operoje super-shteti i Evropes me nje vrime ne zemer te vet? Maqedonia ka tashme kater vjet qe po tenton te anetaresohet ne BE, por negociatat serioze ende nuk kane filluar. Kroacia per nje periudhe edhe me te gjate kohore eshte kandidat zyrtar per anetaresim. Anetaresimin e deshirojne edhe Serbia, Mali i Zi dhe Shqiperia, por negociatat serioze nuk kane filluar as me keto shtete. Jane keto shtete potencialisht te rrezikshme. Na nevojitet aksion i shpejte, ngase ne te kunderten Ballkani mund te shpertheje serish.

Ne anen tjeter, dy shtete te prosperuara dhe te civilizuara, Norvegjia dhe Zvicra, te lumtura qendrojne jashte Unionit.

Ceshtja e dyte eshte anetaresimi i propozuar i Turqise. Eshte ky nje vend me nje popullate te re dhe gjithnje e me te edukuar, nje shtet me potencial te madh.

Evropa nuk duhet te frikesohet nga shtetet, te cilat jane sinonim per ardhmerine. Pse dikush si kancelaria Angela Merkel, vendi i se ciles ka perfituar nga kontributi i gastarbajtereve turq, ka nje qendrim aq armiqesor ndaj anetaresimit te mundshem te Turqise ne Union?

Se treti, kemi ceshtjen e qendrimit te Evropes ne samitin boteror per klime, i cili muajin e ardhshem zhvillohet ne Kopenhage. Si do te kerkoje Evropa, e cila per nje kohe te gjate ka ndotur ambientin, nga fuqite qe po dalin ne siperfaqe te bejne sakrifica ne kete fushe, duke rrezikuar keshtu shtimin dhe suksesin e ketyre shteteve?

132 shtetet ne zhvillim se bashku jane shume me te rendesishme sesa super-shteti i Evropes. A e kuptojne negociatoret evropiane rendesine e kesaj? A jane te gatshem ata te bejne koncesione ne emrin tone? Nese bejne, ne baze te cilit autoritet demokratik do te veprojne?

Ja pra ku kthehemi serish te deficiti i demokracise. Ky deficit nuk do te zhduket.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›