E Diel, 1 Nëntor 2026

"Me dukej vetja si majmun ne kopshtin zoologjik"

Nga Anila Shuka*

Per kater dekada Berlini ishte i ndare. Per te kaluar kufirin duheshin viza ose leje te vecanta. Kadri Mulaj ishte nder te paktet qe kishte kete leje. Kosovari nga Mitrovica kujton ato kohe qe kaloi me te shoqen Elken.

Elke Müller nuk e njeh me qytetin e saj te lindjes: Shtepite e vjetra dhe te rrenuara nga koha e socializmit jane zhdukur. Pallate te qelqta dhe rruge te asfaltuara jane ngritur tani rreth perqark lumit Spre ne stacionin e trenit "Friedrichstraße". "Shpeshhere them: O c'ben leku!" Kete e beri kapitali", thote shoku i saj shqiptar nga Mitrovica, Kadri Mulaj.

Koha e studimeve

Kur Kadriu, asokohe student, vendosi te vinte ne Berlinin perendimor ne vitin 1978, qielli mbi kete kryeqytet ishte i ndare. "Si sot me kujtohen radhet e personave me qindra, qe prisnin per te kaluar brezin kufitar me qellim qe te kishin 24 ore ne dispozicion, sepse aq zgjaste nje vize ditore", tregon ai. Kadriu vete ishte martuar me nje gjermano-lindore dhe kishte vize te perhershme per te dy pjeset e Berlinit. Per kete privilegj ia kishin zili miliona qytetare te Gjermanise Lindore si per shembull Elke. "Une kam jetuar afer kufirit, ne Oderberger Strasse. Po ta hidhje gurin, ai binte ne Berlinin Perendimor. Ne anen tjeter ishte nje kulle vrojtimi dhe aty vinin autobuset me vizitore, hipnin ne kulle e na shikonin. Mua me dukej vetja si ndonje majmun ne kopshtin zoologjik", kujton Elke, teksa rri e mbeshtetur ne parvazin e nje ure mbi lumin Spre, qe sherbente si vije ndarese mes dy pjeseve te Berlinit. Ketu dikur vdisje, ne perpjekje per te kaluar kufirin

Elke shikon njerezit qe kalojne mbi ure pastaj thote: "Eshte shume e cuditshme qe ketu ishte kufiri. Dhe qe njerezit kane vdekur kur kane dashur te kalojne. Ndersa tani te gjithe mund te levizin lirshem". Ne brigjet e lumit jane vendosur kryqe ne kujtim te njerezve qe kane humbur jeten duke u perpjekur te kalojne ne anen tjeter. Kadri Mulaj emocionohet tek i sheh dhe kujton: "Une atehere kisha marre me qera banesen e nje kolegu te punes se Elkes, Chris Gueffroy. Ai ishte personi i fundit qe tentoi te kalonte murin dhe u vra. Kur degjuam per kete u prekem shume", kujton ai. Ne breg te lumit eshte nje kryq qe mban emrin e Gueffroy-it. Ai u vra ne shkurt te vitit 1989. Pak me vone u hoq urdhri per goditje ne kufi, por Elke nuk u besonte organeve te RDGJ-se.

Ikja "matane"

Ne nentor 1989 ajo u nis te shkonte "matane", sic i thoshin gjermano-lindoret Perendimit. Jo nga muri, por me aeroplan per ne Budapest, ku mijera bashkeqytetare te tjere te saj ishin grumbulluar ne ambasaden e RFGJ-se. Te nesermen Elke lexon ne gazete se ka rene muri, por ajo nuk kthehet. "Do te doja te isha ne anen e duhur, po ta ndertonin murin serish", thote Elke. "Une i thosha shoqes te qendronte ne Lindje sepse aty jeta ishte me e lire. Ajo thoshte jo, une dua te kaloj ne anen tjeter te gezoj lirine, qe ishte shume e logjikshme", thote Kadriu.

U desh te kalonte kohe derisa berlinezja te mesohej me jeten e re ne qytetin e saj te panjohur: "Ishte e cuditshme, sepse ti ishe ne qytetin tend dhe nuk mund te orientoheshe ne te." Por Elke dhe Kadriu kane mbetur ne pjesen perendimore. Nganjehere shkojne per vizite ne lindje per te pare ndryshimet. Lagjja e vjeter e Elkes, Prenzlauer Berg eshte shnderruar ne nje nga qendrat kryesore te artit, modes dhe muzikes. Asgje nuk ka mbetur si me pare: pallatet jane rregulluar dhe u jane shitur biznesmeneve nga e gjithe bota, cdo gje eshte shtrenjtuar, fqinjet e dikurshem te Elkes jane detyruar te largohen per t'ua lene vendin perendimoreve me te ardhura te mira. "Ishte cmimi i lirise", thote Elke.

*DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›