E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Moro: Në favor të shqiptarëve. Politika të punojë për integrimin

moorTiranë- Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Moro duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit ka theksuar se ato ishin një mundësi që qytetarët të shpreheshin dhe standardet e arritura janë në favor të shqiptarëve.

Moro ka shprehur bindjen e saj se vendi ynë është duke bërë hapa përpara në drejtim të integrimit evropian. Ajo theksoi ndër të tjera domosdoshmërinë që partitë politike të punojnë së bashku për të patur më tepër arritje në këtë drejtim.

Këto komente ajo i bëri gjatë fjalës së saj në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Francës.

Në këtë ceremoni të Ambasadës Franceze ishin të pranishëm edhe presidenti i vendit Bujar Nishani, kryetari i PS-së Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, teksa u vu re mungesa e kryeministrit Sali Berisha, arsyet e të cilës nuk dihen. Berisha nuk ishte i pranishëm as në pritejn e organizuar dy ditë më parë nga Ambasada Amerikane në Tiranë me rastin e Pavarësisë së SHBA-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›