E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Cannon: “Procesi zgjedhor, i suksesshëm”

11-07-2013 / Gazeta 55

Kryeministri takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon


Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z.Nicholas Cannon. Kreu i qeverisë i shprehu ambasadorit mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria britanike i ka dhënë Shqipërisë gjate kësaj periudhe, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis të dy vendeve dhe qeverive gjatë këtyre viteve. Ambasadori Nicholas Cannon e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe i shprehu atij vlerësimet më të larta për realizimin e një procesi zgjedhor shumë te mirë, duke e konsideruar këtë proces një sukses në radhë të parë te qeverise shqiptare, por edhe një dëshmi te demokracisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka shënuar arritje te rëndësishme në plotësimin e kërkesave për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit dhe Britania e Madhe do të vijojë ta mbështesë vendin tonë në këtë proces. Ambasadori Nicholas Cannon e falenderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e rëndësishëm e të suksesshëm që ai personalisht dhe qeveria shqiptare konsoliduan gjatë këtyre viteve me Mbretërinë e Bashkuar në shumë fusha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›