Gara për Tiranën, Kolegji zbardh vendimin
TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka zbardhur sot vendimin e publikuar ne daten 8 korrik, kur rrezoi kerkesen e PS-se per pavlefshmerine e rezultatit ne Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te KQZ-se, qe shpalli fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Ne vendimin e publikuar sot ne mesdite, ne 8 faqe, Kolegji Zgjedhor ka argumentuar me detaje, mbeshtetur ne ligj dhe Kodin Zgjedhor arsyen e nje vendimi te tille, motivuar ne 8 korrik shkurtimisht me tejkalim te afateve per ankimim nga ana e socialisteve.
Sipas vendimit, PS nuk ka zbatuar afatin per te bere ankimimin qe sipas Kodit eshte tre dite pas shpalljes se rezultatit.