Vritet vëllai i presidentit afgan, një nga emrat më të përfolur në vend
Ahmed Karzai, gjysëm- vëllai i presidentit afgan, Hamid Karzai dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në Afganistanin jugor, u vra në mëngjes, tha një zyrtar dhe anëtar i familjes.
Është raportuar se Karzai mund të jetë vrarë nga një prej truprojave të tij në shtëpi në Kandahar.
50 vjeçari i ka mbijetuar disa atentateve nga talibanët. Sipas vetë atij, nëntë kamikazë kanë vrarë veten në përpjekje për ti marrë jetën atij.
Nju Jork Tajms ka raportuar se Ahmedi kishte marrë pagesa të rregullta nga CIA për thuajse tetë vite. Disa dokumente të dalë në WikiLeaks e lidhin atë me trafikun e opiumit. Ai njihej si një baron droge, edhe pse zyrtarët perëndimorë e kanë kaluar në heshtje një gjë të tillë.